LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vizita e kancelarit gjerman ishte historike

Kurti: Vizita e kancelarit gjerman ishte historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se me kënaqësi e ka pritur kancerlarin Scholz në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.


Sipas tij, kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dy vende që kanë vlera të përbashkëta.

Scholz kërkon nga Kosova e Serbia që të angazhohen për dialog, thotë se marrëveshja përfundimtare duhet të zgjidh çështjen e njohjes  
Lexo po ashtu Scholz kërkon nga Kosova e Serbia që të angazhohen për dialog, thotë se marrëveshja përfundimtare duhet të zgjidh çështjen e njohjes  

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori