Pavarësisht nga të gjitha pasiguritë, tendencat prapavepruese dhe ngadalësimi i progresit të përbashkët, vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë një shans real për të krijuar një vizion të qartë dhe të përbashkët të rajonit bazuar në reformat e nevojshme.
Kështu u tha në tryezën e rrumbullakët ku është prezantuar “Raporti i Sigurisë për Ballkanin Perëndimor”, publikuar nga Këshilli Atlantik i Malit të Zi që drejtohet nga Savo Kentera, njëri nga pjesëmarrësit e dokumentarit “VIRUSSIA“, duke shtuar se BE-ja nuk duhet të vonoj procesin e integrimit të rajonit.
E ndjekur nga përfaqësues të trupit diplomatik në Mal të Zi, kjo tryezë diskutoi format botërore që ndikojnë në vendet e Ballkanit.
Duke kujtuar serinë e krizave që kanë kapluar botën dhe veçanërisht Ballkanin Perëndimor, Milica Pejanoviq – Gjurishiq theksoi se rajoni është përsëri në udhëkryq të tendencave të ndryshme gjeo-politike.
“Demokracia liberale është në krizë dhe vlerat perëndimore janë në pikëpyetje, rajoni është i prekshëm, siguria nuk është arritur. Kjo është arsyeja pse raporti thekson rëndësinë se pse është i nevojshëm që NATO duhet të zhvillojë një vizion të ri dhe se BE-ja ta ndryshoj qasjen e saj”, vuri në dukje Pejanoviq – Gjurishiq.
Sipas saj, vendosja e një dialogu efektiv midis SHBA-së dhe BE -së është e një rëndësie kyçe, e cila do të rezultonte me një marrëveshjen për një strategji të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.
Duke kujtuar se Ballkani është një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara, ajo vuri në dukje se është inkurajuese që administrata e re në Washington të tregoj qartë qëllimin e saj për t’u angazhuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajon.
“Rusia përdori të gjitha dobësitë e Perëndimit”, kujtoi Pejanoviq – Gjurishiq, duke thënë se “ai vend, si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB -së, mund të bllokojë të gjitha proceset në Ballkanin Perëndimor”.
Gjithashtu, për shkak të lidhjeve të mëparshme politike dhe historike, Rusia po e imponon veten si një partner dhe tani po imponohet në energjetikë, tregti dhe investitor. Ajo që theksohet veçanërisht në raport është fakti se “fuqia e butë” e Rusisë po fiton terren.
“Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë viteve të fundit në Mal të Zi, si pjesë e fushatës përgatitore për anëtarësimin e plotë në NATO dhe më gjerë”, tha ajo, duke vënë në dukje se “Rusia po e ushtron atë ndikim përmes Kishës Ortodokse Serbe, duke këmbëngulur në një identitet pansllav, duke përhapur një rrjet të medieve të lidhura me të si dhe fushatave dezinformuese”.
Sipas saj, “fuqia e butë” e Rusisë po bëhet dominuese dhe se rajoni po i nënshtrohet asaj për shkak të institucioneve të dobëta, informacionit të dobët dhe nivelit të ulët të medias.
Raporti tregon se, ndryshe nga Rusia, Kina ka një qasje të ndryshme, duke këmbëngulur në ekonomi, për t’u shfaqur si një partner i rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës. Me zgjuarsi ofrohen si tërheqëse, të cilat në fund, rezultojnë me borxhe të mëdha. Megjithatë, Pejanoviq – Gjurishiq thekson se ky lloj ndikim tashmë është i njohur.
Duke iu referuar ndikimit të Turqisë, ajo kujtoi se vendi perceptohet si një aleat, me të cilin vendet e rajonit kanë bashkëpunim të suksesshëm ekonomik, por fakti që, vitet e fundit, ka pasur një ndryshim në politikën e tyre të jashtme kërkohet të ketë kujdes.
“BE-ja si partneri më i rëndësishëm i rajonit për shkak të perspektivës së tij evropiane, nuk duhet të hezitojë dhe të vonojë procesin e integrimit të këtyre vendeve, sepse kjo mund të ketë pasoja serioze për zbatimin e angazhimeve të saja strategjike në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe qëllimet gjeo-politike”, paralajmëroi ajo.
Duke ilustruar situatën në Ballkanin Perëndimor, Pejanoviq – Gjurishiq deklaroi se në të gjitha këto vende shoqëria civile nuk është e zhvilluar dhe e profilizuar sa duhet, nuk është e privuar nga ndikimi politik dhe se disa nga mediet janë të ndikuara nga grupet politike.
Si një nga dobësitë e veçanta të rajonit, ajo vuri në dukje shkallën e lartë të ndjeshmërisë ndaj dezinformatave dhe lajmeve të rreme që po marrin vrull në rajon. Pejanoviq – Gjurishiq vuri në dukje se raporti tregon që Serbia është terreni kryesor i testimit për artikulimin e interesave ruse përmes medieve, zyrtarëve dhe aktivistëve.
Në atë kontekst, ajo citoi “ndërhyrjen e hapur të Serbisë në marrëdhëniet e brendshme në Malin e Zi, e cila, duke ndjekur modelin e ‘fuqisë së butë’ ruse, përdor propagandën, duke vendosur dezinformata në mënyrë që të mbështesë të preferuarit e tyre në skenën politike dhe OJQ-ve”.
Duke kujtuar problemet kryesore në rajon që kanë implikime të sigurisë, Pejanoviq – Gjurishiq përmendi marrëdhëniet e pazgjidhura serbo-shqiptare dhe lidhjet me statusin e Kosovës dhe mosfunksionimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje e Herzegovinë, qëndrueshmëria e së cilës po bëhet gjithnjë e më problematike.
Rezulton se lufta kundër presidentit malazez Milo Gjukanoviq ishte motivuar nga “tradhëtia e tij ndaj Serbisë së Madhe” dhe jo nga mënyra e tij autokratike e qeverisjes, dhe se lufta e proklamuar kundër krimit, me revanshizëm në administratën e shtetit, tregon qëllimin për të legjitimuar pavarësinë dhe rrugën euroatlantike.
Kritikët e ish-Qeverisë po bëhen medie partiake dhe disa aksionerë kryesorë në Partinë e Gjelbër, tani në pushtet URA.
Duke kujtuar se qeveria e kaluar u vonua për çështjen e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi, raporti thekson se “kjo i dha hapësirë Serbisë dhe KOS -it për të realizuar interesat e tyre politike në platformën e padrejtësisë shoqërore ndaj korrupsionit sistematik”.
“Përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta financiare, medieve, inteligjencës dhe logjistikës në jetën politike dhe elektorale, predikuesit duke formuar Qeverinë në Podgoricë, aktualisht kanë marrë konfirmimin se ‘Bota Serbe’ është e mundur në kushte të paqes”, thekson raporti.
Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Reinke tha se raporti adreson çështje kyçe për të cilat flitet shpesh, si dhe sfidat e sigurisë dhe mundësitë në Ballkanin Perëndimor.
Ajo vuri në dukje se rajoni ka një rëndësi të madhe për Shtetet e Bashkuara dhe se SHBA po vazhdon të bashkëpunojnë me BE-në në mënyrë që të integrojnë plotësisht vendet e Ballkanit Perëndimor në bashkësinë euroatlantike.
Ndërsa, ambasadori i Kosovës, Ylber Hyisa theksoi rëndësinë e këtij raporti, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale në Ballkanin.
Hysa iu referua projektit “Bota Serbe”, duke thënë se ideja e rishikimit të kufijve mund të ketë implikime negative për rajonin.
Në fund të tryezës, u theksua se dikimi i huaj në Ballkanin Perëndimor është drejtuar në thelb drejt Brukselit dhe vetë komunitetit transatlantik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës