LAJMI I FUNDIT:

Raka: Besoj se nxënësit shumë shpejt do të kthehen në shkolla

Raka: Besoj se nxënësit shumë shpejt do të kthehen në shkolla

 Mikrobiologu Lul Raka, ka deklaruar se situata me coronavirus në Kosovë është e menaxhueshme.

Raka ka thënë se në aspektin epidemiologjik situata është brenda parametrave të parashikuar.


“Rastet prej 4 majit janë të menaxhueshme. Lirimi i masave është i pritshëm në situatën aktuale epidemiologjike dhe është kontribut i rikthimit të jetës ekonomike dhe sociale”, është shprehur Raka, në Klan Kosova.

Raka ka theksuar se reale është edhe rinisja e procesit mësimor.

“Besoj se shumë shpejt do ta kemi edhe çështjen e kthimit të nxënësve në shkolla. Besoj që edhe në këtë fushë do të ketë lëvizje pozitive. Kjo nuk do të thotë në kthim në normalitet të plotë. Qytetarët duhet të kenë kujdes. Të mbahet distanca dhe maska në vende të mbipopulluara. Duhet të shmanget qëndrimi në vende të mbyllura”, tha Raka.

“Procesi qysh ka qenë më 12 mars nuk mund të kthehet, por tashmë ka përgatitje që të kthehet pjesërisht mësimi dhe fëmijët të kthehen në shkolla”, tha ai.

Raka ka thënë se grumbullimet duhet të evitohen maksimalisht, të cilësdo natyre qofshin ato.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori