LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ka publikuar raportin e Komisionit për Demarkacionin (Video/Dokumente)

Qeveria ka publikuar raportin e Komisionit për Demarkacionin (Video/Dokumente)

Qeveria e Kosovës e ka bërë publik raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ku janë përmbledhur një varg dokumentesh dhe të dhënash në të cilat është bazuar puna e këtij komisioni për demarkimin e kufirit me shtetin malazez.

Aty thuhet se marrëveshja për demarkacionin është në përputhshmëri me kufirin e vitit 1974 dhe me Kushtetutën, Deklaratën e Pavarësisë, me Planin e Ahtisarit etj.


Qeveria e Kosovës e ka publikuar përmbledhjen e dokumenteve, në të cilat është bazuar Komisioni Shtetëror për Shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Në këtë raport, e cila është titulluar “Përmbledhje e dokumentacionit bazik në përcaktimin e territorit të Republikës së Kosovës” thuhet se për shënjimin dhe mirëmbajtjen e vijës së kufirit, Komisioni është bazuar në parime ndërkombëtare që njihen botërisht.

Në këtë përmbledhje janë radhitur plot 15 dokumente, në të cilat është bazuar puna e Komisionit, ndër të cilat janë: Kushtetua e Kosovës, Plani i Ahtaisarit, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe e RSFJ-së të vitit 1974, Rregullorja e UNMIK-ut 2000/43, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit kapitulli VII për Kosovën etj.

Në këtë raport, i cili është përgatitur nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, thuhet që vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, nga viti 1974 e deri më 2015 është e njëjtë dhe e pandryshuar.

Në 106 faqet e këtij raporti janë përmbledhur dhjetëra dekrete, harta të zonës dhe të Kosovës, dokumente të komunës së Pejës, të dhëna kadastrale, statistika, ligje të Kuvendit, si dhe fotografi.

Gjithashtu, në këtë raport janë përfshirë edhe Deklarata e Departamentit të Shtetit Amerikan që marrëveshjen e cilëson si të rregullt, deklarata e Presidentit Obama që marrëveshjen e kishte quajtur akt historik, si dhe raporti i ekspertëve ndërkombëtarë të angazhuar nga ish-presidentja Jahjaga.

Të gjitha këto dokumente, janë prezantuar dhe shtjelluar në atë mënyrë që të dëshmohet se Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi është në përputhje me ligjet e Kosovës, normat ndërkombëtare për përcaktimin e kufijve dhe me vijën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi të vitit 1974.

Por, në këtë raport, nuk është përfshirë vetë teksti i plotë i marrëveshjes së demarkacionit, e cila kurrë nuk është publikuar nga Qeveria.

Raporti u publikua në kohën kur Qeveria e Kosovës pritet ta procedojë në Kuvend për ratifikim këtë marrëveshje, e cila po kundërshtohet nga opozita, shumë ekspertë gjeografë si dhe shumica e shoqërisë civile.

Për të parë dokumentet për demarkacionin kliko KËTU

durimi_Raporti_demarkacioni_13_07 from Koha.net on Vimeo.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori