LAJMI I FUNDIT:

Pse historianët tentojnë ta shpëtojnë reputacionin e kryeministrit Lloyd George?

Pse historianët tentojnë ta shpëtojnë reputacionin e kryeministrit Lloyd George?

Kritikë për librin Rivalët në stuhi: Si e merr Llojd Xhorxhi pushtetin, si e fitoi luftën dhe si e humbi qeverinë e vet [Rivals in the Storm: How Lloyd George seized power, won the war and lost his government]

Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com


Pse na duhet një tjetër libër për Dejvid Llojd Xhorxhin [David Lloyd George]? Duhet të jesh përkthyes këmbëngulës e me qëllime të mira – ose me dashje të mos shohësh asgjë – i jetës dhe karrierës së tij, për të gjetur diçka bindëse që të mund të thuash diçka. Damian Collinsi përpiqet, por dikush mund të ndjejë se e ka shkruar këtë libër për kënaqësinë e vet, në vend që të shtojë diçka në sasinë e njohurive për subjektin e tij të padenjë.

Collinsi shkruan për Llojd Xhorxhin i cili e mbante postin e kryeministrit nga viti 1916 e deri më 1922, se si e arriti dhe se si e humbi. Ka bërë kërkime arkivore, por libri kryesisht bazohet në burime dytësore. Gabimi kryesor i autorit është t’i trajtojë Kujtimet e luftës së Llojd Xhorxhit si rrëfim i ndershëm dhe i besueshëm: ato më shumë janë si trillime letrare. Pjesa më e madhe e materialit është e njohur. Kjo mund të mos ketë rëndësi nëse Collinsi do të kishte njohuri depërtuese, por nuk ka: është i njëjti plak Llojd Xhorxh, mashtrues dhe imitues i njeriut të veprimit, i njohur nga pothuajse çdo tjetër libër që është tolerant ndaj tij.

Collinsi citon mendime të ndryshme që nuk i bëjnë nder kryeministrit të fundit liberal, kështu që çdo lexues i ri nuk do ta ketë asnjë iluzion për rrëshqitjen, pandershmërinë, mungesën e vëmendjes ndaj detajeve dhe frikacakun moral. Por, autori nuk e jep asnjë gjykim: për të, Llojd Xhorxhi duket se mbetet figurë kryeneçe romantike, “magjistar uelsian” dhe, me sa duket (në titullin e një kapitulli të librit), “njeriu që e fitoi luftën”. Fraza është marrë nga fushata e “zgjedhjeve me kupon” e vitit 1918 dhe ishte po aq mashtruese atëherë siç është edhe tash; kam shpresuar se Collinsi e përdorte këtë frazë me ironi, por jo.

Llojd Xhorxhi nuk ishte njeriu që e fitoi luftën; ai gati sa nuk e humbi. Gjykimi i tij për çështjet ushtarake nuk ishte më i mirë se ai i H. H. Asquithit të cilin e largoi me një puç në vitin 1916. U betua pas Betejës së Somës (për të cilën nuk ishte përgjegjës) se nuk do të ketë më kasaphane të ushtarëve britanikë. Më pas, për shkak të gjykimit të gabuar të gjeneralit francez Robert Nivelle, dha lejen për ofensivën që mbante emrin e tij dhe e shkaktoi masakrën e Betejës së Arrasit në prill 1917. Llojd Xhorxhi saktë e gjykoi Douglas Haigun si gjeneral të lodhshëm, por megjithatë e lejoi të niste katastrofën e Pashendalës tre muaj më vonë.

Haigu e meritoi fajësimin për atë katastrofë, por Llojd Xhorxhi e bëri të njëjtin gabim kur e lejoi atë ta niste atë betejë – megjithatë, si gjithmonë, në luftë dhe në paqe e gjente dikë tjetër për ta fajësuar (diçka që Collins duket se nuk e vëren). Në pranverën e vitit 1918, Llojd Xhorxhi u lodh me Haigun. Në pamundësi për ta hequr, pjesërisht për shkak të mungesës së zëvendësimit të përshtatshëm dhe pjesërisht për shkak të lidhjeve private të Haigut me Mbretin George V, Llojd Xhorxhi refuzoi të dërgonte përforcime në Frontin Perëndimor atëherë kur inteligjenca paralajmëroi për ofensivën e ardhshme. Kjo ishte shtytja e madhe gjermane e 21 marsit 1918; dhe, dështim i librit të Collinsit është te nënvlerësimi për panikun e plotë në Londër kur ofensiva nisi duke përdorur trupat nga ish-Fronti Lindor. Ai as nuk thekson se sa shpejt Llojd Xhorxhi, si gjithmonë, ngutej për ta hedhur fajin diku tjetër. Kjo ndodhi kur gati sa nuk e humbi luftën, sepse nuk e kishte më askënd për ta fajësuar për dobësinë e ushtrisë britanike – përveç vetes.

Autori gjithashtu frenohet të japë gjykim moral mbi përgjigjen e turpshme të Llojd Xhorxhit ndaj akuzave (plotësisht të vërteta) të gjeneralmajorit Frederick Maurice, se kryeministri kishte gënjyer për numrin e trupave në Francë. Collinsi është deputet konservator dhe, ndoshta pasi e ka përjetuar nga afër regjimin e Johnsonit, e njeh gënjeshtrën dhe është e pritshme ta bëjë bartjen e fajit nga Llojd Xhorxh te dikush tjetër. Në anën tjetër, fjala është për një plagë serioze në reputacionin historik. Autori e shfajëson lehtë Llojd Xhorxhin për gënjeshtrat e fushatës zgjedhore të 1918-ës, për premtimet që thjesht nuk mund të mbaheshin. Lideri i përgjegjshëm, në radhë të parë do të kishte zbutur premtimet dhe do ta kishte fajësuar veten.

Llojd Xhorxhi nuk ishte lider i çmuar: ishte sharlatan ambicioz i cili e krijoi modelin për politikën e ardhshme. Collinsi ka mundur ta gjejë një temë më meritore dhe më të mirë për talentin që ka. /Telegrafi

Në trend Kultura

Më shumë
Fuqia e tulipanit

Fuqia e tulipanit

Kulture
ANTONIO DHE ZONJA E KALTËRUAR

ANTONIO DHE ZONJA E KALTËRUAR

Poezi
Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Kulture
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!

Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
LEDHATIMI

LEDHATIMI

Poezi
Kalo në kategori