LAJMI I FUNDIT:

Propozimi për paqe i Elon Musk nervozon ukrainasit, kritika të ashpra nga deputetë e këshilltarë të presidentit Zelensky

Propozimi për paqe i Elon Musk nervozon ukrainasit, kritika të ashpra nga deputetë e këshilltarë të presidentit Zelensky

Miliarderi amerikan Elon Musk i cili përmes një sondazhi kërkonte opinionin dhe vullnetin e atyre që jetojnë në rajonet e aneksuara nga Rusia, nëse duan të mbeten më Rusinë apo Ukrainën, ka hasur në kritika të ashpra pa kaluar shumë nga publikimi i këtij postimi në Twitter.

Gazetarët, akademikët që mbulojnë këtë rajon, i kanë propozuar që t’i qëndrojë besnikë fushave të teknologjisë, investimeve dhe financave, transmeton Telegrafi.


Madje ndër më të zëshmit ishte këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak.

“Nuk bëhet fjalë për territor, por për njerëz. Çështja është te gjenocidi mbi gjuhën dhe kulturën ukrainase. Ajo që për ty është paqe, për rata është shkatërruar, bëjnë jetë të rëndë”, ishte një prej komenteve të shumta negative që erdhën në llogari të Musk.

Atij i reagoi edhe ish-ambasadori i Ukrainës në Austri, Oleksander Sherba, i cili tha se nuk mund ta besojë se çfarë ka shkruar Musk.

“Të lutem qëndro pranë Starlink. Asgjë nuk ka më të keqe se injoranca. Edhe disa komente të tilla as Starlink nuk do të shpëtojë”, shkroi deputetja ukrainase Lesia Vasilenko.

“Elon, je i mrekullueshëm, faleminderit për Starlink, por do të ishte mirë që t’i të votosh për gjërat për të cilat ti i di”, ishte një koment tjetër i ukrainasve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori