LAJMI I FUNDIT:

Prishtina bëhet me studion më moderne dentale – Endodontic Dental Studio

Prishtina bëhet me studion më moderne dentale – Endodontic Dental Studio

Hapur në rrugën Bahri Fazliu (prapa “Rrugës B”), Endodontic Dental Studio nuk është hapur vetëm me qëllim të ofrimit të shërbimeve më profesionale dentale në vend, por edhe për t’i shtuar vlerë kryeqytetit me hapësirat e kushtet më moderne në vend.

Nga momenti që futeni në këtë studio për t’u trajtuar nga Dr. Spec. Besart Kondirolli dhe Dr. Getoar Hoxha, ju do të befasoheni nga pamja e rehatshme dhe relaksuese e studios.

Stafi me mikpritje të standardeve evropiane do t’ju udhëheq në dhomën e pritjeve ku gjatë asaj kohe mund të luani Sony Playstation, t’i lexoni revistat më të fundit apo ta shikoni televizorin sipas dëshirës.

Endodontic Dental Studio është, mes tjerash, qendër e specializuar për endodonci – fushë e cila merret me shërimin dhe ruajtjen e dhëmbëve natyral, e për çka kujdesen doktorët e specializuar dhe trajnerët e certifikuar nga kompanitë e ndryshme evropiane.

Dhoma e trajtimit – nivel TJETËR!

Profesionalizmi i trajtimit nga doktorët e lartcekur merr dimension krejtësisht tjetër kur dhoma e trajtimit i tejkalon pritshmëritë e çdo qytetari.

Teksa dentistët Besart Kondirolli e Getoar Hoxha jua shërojnë dhëmbin e jua zgjidhin çdo problem që mund ta keni, ju në dhomën e trajtimeve e keni televizorin personal për të shikuar serial apo film në Netflix, por edhe mund ta kaloni kohën në YouTube.

Madje, secila karrige e trajtimit i ka kufjet përmes së cilave mund të relaksoheni dhe t’i dëgjoni këngët e preferuara.

Teknologjia dentale – zgjidhje e garantuar për çdo problem!

Në Endodontic Dental Studio (EDS) i keni të gjitha në një vend – skaner digjital, rrezatime X-Ray, skaner CT dhe mikroskop dental që trajtimi juaj të jetë më i sigurt dhe efikas.

Kjo e bën trajtimin shumë më të suksesshëm dhe më të shpejtë – duke ju kursyer kohë e para.

Rëndësia MAKSIMALE për PRIVATËSI

Shëndeti është gjë shumë private e personale. Njësoj janë edhe financat individuale.

Marrë parasysh këtë, Endodontic Dental Studio ka krijuar dhoma të veçanta për t’i diskutuar planet e tretmanit, aranzhimet financiare dhe çdo gjë tjetër konfidenciale në privatësi të plotë.

Thënë më thjesht – Endodontic Dental Studio është krijuar duke i pasur në mendje të gjitha nevojat e juaja!

Për më shumë informacione rreth Endodontic Dental Studio, kontaktoni në:

Adresën: Rr. Bahri Fazliu, nr.4, hyrja A
Instagram: Endodontic Dental Studio
Nr. Tel: +383 48 889 988

Artikull i sponzorizuar