Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Gjenevë të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në takimin dyditor të liderëve me temë “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”.
Sipas njoftimit për media dërguar nga Zyra e Presidentit, në këtë forum, pjesëmarrësit do të diskutojnë gjerësisht rreth modaliteteve për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet politikë bërësve në dobi të një Ballkani të qëndrueshëm. Duke identifikuar sfida dhe objektiva të përbashkëta, pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe sesi bashkësia ndërkombëtare përmes bashkëpunimit publiko-privat mund të mbështesë rritjen dhe stabilitetin në rajon.
Në mesin e liderëve të tjerë pjesëmarrës janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrja për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian 2018, Lilyana Pavlova, zëvendëssekretarja e Shtetit dhe zëvendësdrejtoresha Politike në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Krystyna Marty, njëherësh ish-Ambasadore e Zvicrës në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, etj.
Gjithashtu, në cilësinë e nikoqirëve do të jenë Klaus Schëab, themelues dhe drejtor ekzekutiv pranë Forumit Ekonomik Botëror, ish-ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Børge Brende, president dhe anëtar i bordit drejtues në Forumin Ekonomik Botëror, si dhe Martina Larkin, drejtoreshë e Departamentit për Strategji Rajonale, Evropë dhe Azi, si dhe anëtare e komitetit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror.
Ky takim i liderëve në Gjenevë vjen pas dialogut aktual mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre