Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin është kthyer kundër homologut serb Aleksandar Vuçiq, për t’i bërë presion Beogradit që të mos vendosë sanksione ndaj Moskës, për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.
Kështu pretendon për mediat serbe lideri i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, i cili pohon vazhdimisht se Rusia dëshiron ta vrasë Vuçiqin përmes rrjetit të saj të spiunëve në Serbi edhe nëse ai kthehet kundër Perëndimit, ngase tashmë ai është “partneri i tyre jo i besueshëm”.
I pyetur pas kthimit të Dodikut nga vizita e tij me Putinin, se nëse kishte marrë urdhra në Rusi për “ta eliminuar” presidentin serb, Çanak u përgjigj se lideri boshnjak është një “shpirt i shitur”.
Ai shtoi se Rusisë nuk i ka mbetur asgjë në tokën evropiane përveç Republika Srpska dhe Serbisë dhe se gjëja kryesore është të bëhet presion ndaj Vuçiqit që të mos vendosë sanksione dhe se ky i fundit kërcënohet me vrasje nëse e bën një gjë të tillë.
“Milorad Dodik është një shpirt i shitur, ne e dimë këtë. Ai është një njeri i paskrupullt dhe i pamoralshëm. Dodik tani është i lidhur me Putinin. Shkoi në Forumin Ekonomik në Shën Petersburg, ku talebanët erdhën nga Lindja e Mesme nga Afganistani. ‘Mile dhe talibanët’ ishin një forcë ekonomike”, thotë Çanak.
Ai vlerëson se Rusia synon të tregojë se ende ka miq në Evropë që e kuptojnë veprimin e Vladimir Putinit dhe për këtë ka përdorur anëtarin serb të Presidencës boshnjake.
“Unë kam një mendim të keq për politikën që Vuçiq e drejton. Ai mendon se nëse vendos sanksione, një i sapoardhur në pushtet do ta helmojnë atë. Do ta vrasin si harabelin. A ishin këta që i vranë agjentët e tyre në Britani të Madhe?”, deklaron lideri i LSV-së.
Sipas Çanakut, Rusia ka përfituar nga vrasja e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.
“Kur shikon se kush përfitoi nga kjo [vrasja e Gjingjiqit], kjo është plotësisht e qartë se pas atyre që qëlluan qëndronte shteti rus. Pse do të përfitonte Perëndimi kur u lidh me Perëndimin?”, thotë Çanak.
Lideri i LSV-së tha gjithashtu se presidenti i ndjerë i Partisë Demokristiane të Serbisë, Vladan Batiq gjithashtu anëtar i DOS-it, i kishte thënë atij se ish-presidenti i RFJ-së dhe kryeministri serb Vojislav Koshtunica që nga viti 1985 kishte ra në kontakt me shërbimin rus. Batiq dhe Koshtunica së bashku themeluan DSS-në, nga e cila Batiq dha dorëheqjen dhe themeloi DHSS-në.
“Rusia përfitoi nga vrasja e Gjinxhiqit”, shprehet ai, duke e dëshmuar me këtë privatizimin e Industrisë serbe të Naftës (NIS).
“Privatizimi i NIS-it, do me thënë dhënia e kompanisë së naftës si dhuratë Rusisë, ku janë paguar 400 milionë euro dhe vetëm stoku i naftës në momentin e blerjes ishte 350 milionë euro. Është e qartë se tani që kanë filluar sanksionet, ka qenë e mundur blerja e shumicës së aksioneve në NIS-it, shteti i Serbisë nuk ka reaguar edhe pse ka të drejtën e refuzimit. Nuk ka pasur asnjë reagim sepse është e qartë se Vuçiqit nuk do që t’i ‘lëndohet koka’, nëse do të përpiqej të kundërshtonte Rusinë në këtë situatë”, shton ai.
Vuçiq, nga një situatë në të cilën kërcënohet me vrasje, edhe nëse vendos apo nuk vendos sanksione, ai po përpiqet të blejë armatim nga Kina dhe se presidenti kinez nuk ka Evropë asnjë “kinez” më të rëndësishëm se presidentin e Serbisë.
Politikani serb pretendon se Rusia do ta vriste Vuçiqin edhe sikur t’ia kthente shpinën Perëndimit në favor të Rusisë, sepse kjo do të vlerësohej nga shteti rus si një veprim i detyrueshëm.
“Rusia nuk ka nevojë për dikë që do të detyrohet të bëjë lëvizje, por ka nevojë për dikë që t’i mbrojë vullnetarisht. Ata do të vrasin Vuçiqin, sepse kjo nuk mjafton. Çfarë do t’iu shërbej Vuçiqi, kur mund ta kenë Boshko Obradoviqin, i cili u fotografua me Vladimir Putinin në billbord me sloganin ‘Serbët dhe rusët përgjithmonë janë vëllezër”, tha politikani serb.
“Në vend që ambasadori rus Aleksandar Bocan-Kharchenko të dëbohet si agjent, për të prishur rrjetin e agjencive, ata po bëjnë protesta në mbështetje të Rusisë së bashku me simbolin famëkeq ‘Z'”, shton ai.
Siç pohon Çanak, Dodik e sulmon edhe Vuçiqin sepse Rusia nuk ka asgjë tjetër veç Serbinë dhe Republika Srpska në Evropë.
“Pas përsëritjes së zgjedhjeve në Tërnocin e Madh qëndron Aleksandar Vuçiqi. Kështu, presidenti i Serbisë e shtyn konstituimin e Kuvendit. Afati për formimin e Qeverisë është një muaj pas seancës konstituive. Me këtë presidenti dhe SNS-ja po blejnë kohë për të parë se si do të zhvillohet situata”, pohon Çanak.
Ai po ashtu shton se policia serbe kishte identifikuar agjentë rusë në protestat e vitit të kaluar në Beograd, por se kjo ishte mbajtur e fshehur. Çanak beson se këta agjentë duhej të identifikoheshin, në mënyrë që të ishte një mesazh për autoritetet që agjencitë ruse të spiunazhit mund të organizojnë çdo demonstratë.
“Bashkimi Evropian nuk e kupton mundësinë e provokimit të një lufte në Ballkan, sepse është reduktuar në nivelin e ‘burokracisë’, gjë që është më e mira për Serbinë”, përfundon Çanak. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës