LAJMI I FUNDIT:

​Policia vazhdon me patrullime, apelon për respektim të masave anti-Covid

​Policia vazhdon me patrullime, apelon për respektim të masave anti-Covid

Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar me patrullime të rrepta në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Me këtë rast policia edhe njëherë ka apeluar për respektim të masave antiCovid, në mënyrë që sa më parë të kthehet normaliteti.


“Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë. Kjo është e mundur vetëm nëse të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike dhe bartja e maskës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se ditëve të fundit është shënuar një rënie e theksuar e rasteve të reja me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të mërkurën se ka regjistruar katër viktima nga coronavirusi dhe 153 raste të reja pozitive.

Rastet e vdekjes u regjistruan në komunat: Gjakovë, Mitrovicë, Prizren dhe Viti, ndërsa rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,474 mostrave.

Shifra prej 153 i bie që 10 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 310 pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 105,864, i viktimave në 2,195 dhe i të shëruarve në 96,322.

Aktualisht, raste aktive janë 7,347.

Fushata e vaksinimit në Kosovë rinisi të mërkurën, një ditë pas mbërritjes së 4,680 vaksinave Pfizer/BioNTech./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori