Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati për verifikim në Listën zgjedhore dhe për paraqitjen e diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill. Nga KSHZ-ja informojnë se edhe krahas masave për përballje me koronavirusin, aktivitetet e saja përfundojnë në pajtim me vendimet e Qeverisë. Si do të veprohet më tutje varet nga vendimet e Qeverisë dhe takimi i sotëm i liderëve.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 26 shkurti, kur filloi verifikimi në Listën zgjedhore, e deri më 10 mars, në njësitet rajonale dhe zyrat e Komisionit në vend, kontroll kanë bërë 9,084 votues. Të regjistruar në Listën zgjedhore në periudhën e njëjtë janë 233 qytetarë. Vendim për fshirje është sjell për 47 qytetarë, ndërsa për 74 qytetarë është bërë ndryshim i të dhënave në Listën zgjedhore. Nëntë qytetarë të cilët kanë bërë verifikim ishin me vendbanim të anuluar.

Nuk ka informacion sa qytetarë i kanë verifikuar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike përmes aplikacionit në ueb faqen e KSHZ-së.

KSHZ-ja sipas kërkesave dhe paraqitjeve të qytetarëve është e obliguar të vendos me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e marrjes e kërkesës. Kundër vendimit me të cilin refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit mund të ngritë padi deri tek Gjykata administrative përmes rrugës elektronike.Pas padisë, Gjykata administrative vendos në afat prej 24 orëve nga pranimi.

Mbrëmë në mesnatë përfundoi edhe afati për kontroll në Listën zgjedhore dhe për paraqiten e diasporës për votim. Deri dje (11 mars) deri në orën 11:00 për votim në diasporë janë paraqitur 6.308 shtetas të Maqedonisë së Veriut. KSHZ-ja ka pranuar 4.806 kërkesa, ndërsa 1.442 janë të papunë. Votimi në diasporë do të organizohet vetëm nëse numri i të paraqiturve është mbi 6.540 gjegjësisht aq sa në zgjedhjet e fundit ka fituar deputeti me numër më të vogël të votave. E pasigurt është nëse do të ketë votim në diasporë edhe për shkak të gjendjes me Kovid-19.

Më shumë të paraqitur për votim në diasporë ka në Melburn – 678, në Venecie – 619, në Bern – 538, në Berlin – 484 dhe në Toronto – 384. Për shkak të Kovid-19 Italia është në karantinë deri më 2 prill, ndërsa situata ndërlikohet edhe në disa vende tjera. Në këto qytete ku ka të paraqitur më pak se 10 votues gjithashtu nuk do të organizohen zgjedhje.

Sipas Librit të Afateve, KSHZ-ja është e angazhuar në afat prej pesë ditëve (16 mars) nga dita e përfundimit të verifikimit publik. Listën zgjedhore ta dorëzojë deri te partitë politike. Partitë, deri më 19 mars dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave. KSHZ-ja pas kërkesës së parashtruar vendos me vendim në afat prej dy ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit të KSHZ-së, partia politike mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i padisë.

Ajo që është risi është që në Listën zgjedhore nga ky vit to vendosen të gjithë personat që i mbushin 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve. Është paraparë që MPB-ja në afat prej një dite nga përfundimit të verifikimit publik të dorëzojë listë të shtetasve të cilët kanë dorëzuar kërkesë për dhënie të letërnjoftimit të ri ose dokumentit të udhëtimit, në çfarëdo baze dhe të njëjtat i kanë ngritur nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të verifikimit publik dhe listën e personave të cilët do të mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve. KSHZ-ja të dhënat për këto persona i regjistron në Listën zgjedhore me detyrë zyrtare.

Në zgjedhje do të mund të votojnë vetëm qytetarët me letërnjoftim valid dhe pasaportë. Në të kundërtën ata nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e votës.

Deri më 17 mars në KSHZ duhet të arrijnë edhe të dhënat për personat në burgje, në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe nga MPPS për personat të cilët janë paraqitur për votim në institucionet për kujdes jashtëfamiljar.

Listën zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet që kanë dalë nga verifikimi publik, e shtypur në formë të certifikate, KSHZ-ja e mbyll më së voni deri më 23 mars. Listën e mbyllur zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni deri më 2 prill, gjegjësisht dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.