Autoritetet ruse kanë njoftuar se do të vendosin pika kontrolli në disa pikëkalime kufitare, me qëllim që dhunshëm të mobilizojë burrat rusë që po tentojnë t’i ikin mobilizimit të dhunshëm duke u largua nga vendi.
Ministri i Brendshëm i Rusisë për Osetinë e Veriut, Alania Andrey Sergejev, ka thënë në Telegram se “kolonat e veturave civile që lëvizin në drejtim të Gjeorgjisë po rritet dukshëm”, dhe se do të vendosin punkte për mobilizim, transmeton Telegrafi.
E Instituti për Studime të Luftës (ISW) ka njoftuar se pamjet që janë shfaqur nëpër rrjetet sociale, tregojnë mjetet ushtarake të rusëve duke lëvizur në drejtim të kufirit, me qëllim që të vendosin pika kontrolli për mobilizim.
ISW thekson se ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se zyrtarët rusë kanë kërkuar nga qeveritë e Gjeorgjisë, Kazakistani dhe shteteve tjera, që burrat që kanë ikur nga mobilizimi, të kthehen dhunshëm në Rusi.
Ministri i Brendshëm i Kazakistanit, Marat Akhmetzhanov, ka deklaruar para gazetarëve që Kazakistani do t’i ekstradojë vetëm ata njerëz që kanë kryer krime dhe që janë duke qëndruar ilegalisht në Kazakistan dhe që janë në listat ndërkombëtare të kërkuara, duke mos përmendur fare kërkesën e Rusëve që t’ju kthehen pas burrat që kanë ikur atje.
Instituti për Studimin e Luftës në analizën më të fundit, thekson se zyrtarët rusë po mendojnë për mobilizim të dhunshëm apo rekrutimin e civilëve ukrainas në rajonet e okupuara të Ukrainës, që Rusia mëton t’i aneksojë sikurse Krimenë.
Sipas ISË-së, kreu i rajonit Luhansk të Ukrainës, Sergei Hayday, ka pranuar se zyrtarët rusë kanë filluar që nxënësit e shkollës së mjekësisë në Luhansk t’i evidentojnë me qëllim që të dërgohen dhunshëm në procesin e mobilizimit për të ndihmuar mjekët e ushtrisë ruse. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre