Shtrati i spitalit i punuar nga kartoni që të njëjtën kohë mund të shërbej si arkivol, mund të tingëllojë si një ide morbide, por mund të jetë praktik në veçanti në vendet e Amerikës Latine që janë bërë vatra të reja të coronavirusit.
Siç raporton The Guardian, derisa numri i të sëmurëve nga dita në ditë po rritet në vendet e Amerikës Latine, një ekip i dizajnerëve nga Kolumbia kanë gjetur “zgjidhjen” – që shtratin e spitalit ta shndërrojnë në arkivol, transmeton Telegrafi.
Ekuadori, fqinji jugor i Kolumbisë, është vendi i parë që në prill përjetoi goditjen e fuqishme të coronavirusit. Asokohe në qytetin Gvajakil ishin detyruar që trupat e pajetë t’i mbajnë nëpër rrugë, sepse nuk kishte hapësirë të mjaftueshme nëpër varreza por edhe arkivolet mungonin.
Autoritetet lokale kishin filluar me kuti kartoni t’i ndajnë trupat e pajetë, ku përkrah tyre mund të qëndronin familjarët e viktimave që i ruanin derisa të ju vie radha për varrim.
Për fat të keq, me të njëjtën situatë tani po ballafaqohen edhe vendet tjera të rajonit. Brazili menjëherë pas SHBA-ve qëndron për nga numrit i të sëmurëve dhe vdekurve nga COVID-19, derisa e tërë Amerika e Jugut është bërë vatra e re e virusit që deri më tani ua ka marrë jetën mbi 350 mijë njerëzve në mbarë botën.
Prognozat për Kolumbinë, e cila pas dy muajve ka filluar me lehtësimin e masave, nuk janë aspak të mira. Mesatarisht afro njëmijë persona sëmuren brenda 24 orëve, kurse qindra tjerë vdesin, që tregon qartë që karantina ka ndihmuar shumë pak në lakore.
Kolumbia ka në total 8 mijë shtretër nëpër repartet e kujdesit intensiv, e bëhet fjalë për një vend që ka 50 milionë banorë. Në anën tjetër drejtorët e spitaleve kanë bërë të ditur se nuk janë vetëm shtretërit që mungojnë në masë të madhe, por edhe pajisjet tjera të ndryshme.
Për këtë arsye Gomez filloi këtë projekt. Pretendon se brenda një muaji mund të prodhojë rreth 3 mijë shtretër, dhe se secili do të kushtoj mesatarisht 95 dollarë dhe ka një kapacitet prej 150 kilogramëve.
Ata presin të kenë interesim të madh nga SHBA-t-ë, Brazili, Meksika, Peruja dhe Kili, e është premtuar se do të dhurojnë 10 shtretër të tillë në Leticia, qytet ky i goditur rëndë nga pandemia në Kolumbi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre