LAJMI I FUNDIT:

Pas Ukrainës, Evropa ‘shtron pyetjen’ se kush është caku i ardhshëm i Rusisë – ndoshta Ballkani?

Pas Ukrainës, Evropa ‘shtron pyetjen’ se kush është caku i ardhshëm i Rusisë – ndoshta Ballkani?

Për disa vende evropiane që janë dëshmitare të agresionit brutal të Rusisë në Ukrainë, ekziston frika se ato mund të jenë caku i radhës.

Zyrtarët perëndimorë thonë se më të rrezikuarit mund të jenë ata që nuk janë anëtarë të NATO-s ose të Bashkimit Evropian, dhe kështu të vetëm dhe të pambrojtur – duke përfshirë fqinjin e Ukrainës, Moldavinë dhe fqinjin e Rusisë, Gjeorgjinë, që të dyja dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik – së bashku me Ballkanin me shtetet e Bosnjës dhe Kosovës.


Por analistët paralajmërojnë se edhe anëtarët e NATO-s mund të jenë në rrezik, si Estonia, Letonia dhe Lituania në pragun e Rusisë, si dhe Mali i Zi, qoftë nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake e Moskës ose nga përpjekjet për destabilizimin politik, përcjell Telegrafi.

Presidenti rus Vladimir Putin “ka thënë që në fillim se kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën”, kujton Michal Baranowski, drejtor i zyrës së Fondit Gjerman Marshall në Varshavë.

Nëse nuk e dinit ‘se sa i shqetësuar këto ditë’ është një lider evropian, këtë ua tregon fotografja e presidentit Macron
Lexo po ashtu Nëse nuk e dinit ‘se sa i shqetësuar këto ditë’ është një lider evropian, këtë ua tregon fotografja e presidentit Macron

“Ai tha se çfarë donte të bënte kur po listonte kërkesat e tij, të cilat përfshinin ndryshimin e qeverisë në Kiev, por ai po fliste gjithashtu për krahun lindor të NATO-s dhe pjesën tjetër të Evropës Lindore”, ka thënë Baranowski për Associated Press.

Ndërsa Ukraina i bën rezistencë të ashpër sulmit rus dy-javor, Baranowski tha se “tani nuk është vërtet e qartë se si do t’i realizojë qëllimet e tjera”.

Por administrata e Joe Biden është shumë e vetëdijshme për shqetësimet e thella në Evropën Lindore dhe Qendrore se lufta në Ukrainë mund të jetë vetëm një prelud i sulmeve më të gjera ndaj ish-anëtarëve të Paktit të Varshavës në përpjekje për të rivendosur dominimin rajonal të Moskës.

Ndërkohë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se “Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë”.

“Ne jemi të shqetësuar për fqinjët Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor”, tha ai. “Ne duhet të mbajmë një sy në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Bosnjën, e cila mund të përballet me destabilizimin nga Rusia”.

Një vështrim mbi situatën rajonale:

Moldavia

Ashtu si fqinji i saj Ukraina, ish-republika sovjetike e Moldavisë ka një kryengritje separatiste në lindje të saj në territorin e diskutueshëm të njohur si Trans-Dniester, ku janë stacionuar 1,500 trupa ruse.

Megjithëse Moldavia është ushtarakisht neutrale dhe nuk ka plane për t’u bashkuar me NATO-n, ajo aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE kur filloi agresioni rus, në një përpjekje të shpejtë për të forcuar lidhjet e saj me Perëndimin.

Vendi me 2.6 milionë banorë është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe po pret dhjetëra mijëra ukrainas që ikën nga lufta.

Agresioni ka nxitur shqetësime të shtuara në Moldavi jo vetëm për krizën humanitare, por edhe për shkak të frikës se Putini mund të përpiqet të lidhë separatistët në lindje të lumit Dniester me Ukrainën nëpërmjet portit strategjik të kësaj të fundit, atë të Odesës, përcjell Telegrafi.

I vetëm, 11-vjeçari udhëtoi 1200 km për t'u larguar nga Ukraina - nëna e tij tregon arsyen prekëse pse nuk mundi ta shoqëronte djalin e saj
Lexo po ashtu I vetëm, 11-vjeçari udhëtoi 1200 km për t'u larguar nga Ukraina - nëna e tij tregon arsyen prekëse pse nuk mundi ta shoqëronte djalin e saj

Dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Moldavinë javën e kaluar dhe u zotua: “Ne qëndrojmë krah Moldavisë dhe çdo vendi tjetër që mund të kërcënohet në të njëjtën mënyrë”.

Ndërsa presidentja moldave Maia Sandu tha se nuk kishte ende asnjë indikacion se forcat ruse në Trans-Dniester kishin ndryshuar qëndrimin e tyre, por theksoi se shqetësimi ishte prezent.

“Në këtë rajon tani nuk ka asnjë mundësi që ne të ndihemi të sigurt”, ka thënë Sandu.

Gjeorgjia

Lufta shpërtheu midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008, kur trupat e qeverisë gjeorgjiane u përpoqën pa sukses për të rimarrë kontrollin mbi provincën separatiste të Osetisë Jugore të mbështetur nga Moska.

Rusia shkatërroi ushtrinë gjeorgjiane në pesë ditë luftime dhe u vranë qindra njerëz.

Më pas, Rusia njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër separatist, Abkhazinë, si shtete të pavarura dhe forcoi praninë e saj ushtarake atje.

Qeveria e Gjeorgjisë me prirje perëndimore dënoi agresionin rus të Ukrainës, por nuk ka treguar të njëjtin solidaritet që Kievi shfaqi gjatë luftës Gjeorgji-Rusi.

Qindra vullnetarë gjeorgjianë u ndaluan nga autoritetet që të bashkoheshin me një brigadë ndërkombëtare që luftonte Rusinë në Ukrainë.

Sidoqoftë, qëndrimi në dukje neutral i Gjeorgjisë “është zbuluar” në mitingjet në qendër të Tbilisit në solidaritet me Ukrainën.

Veç kësaj, javën e kaluar, qeveria e Gjeorgjisë aplikoi për anëtarësim në BE vetëm disa ditë pasi deklaroi se nuk do ta përshpejtonte aplikimin e saj.

Vendet baltike

Kujtimet e sundimit sovjetik janë ende të freskëta në Letoni, Lituani dhe Estoni.

Që nga agresioni rus në Ukrainë, NATO ka lëvizur shpejt për të rritur praninë e trupave të saj në aleatët e saj në krahun lindor, ndërsa Uashingtoni ka premtuar mbështetje shtesë.

Për banorët e kombeve baltike – veçanërisht për ata që ishin mjaft të moshuar për të kujtuar jetën nën kontrollin sovjetik – tensionet para fillimit të agresionit më 24 shkurt ua kujtuan deportimet masive dhe shtypjen.

Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga "snajperistët më vdekjeprurës në botë" mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja - tregon pse e bëri këtë
Lexo po ashtu Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga "snajperistët më vdekjeprurës në botë" mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja - tregon pse e bëri këtë

Të tri vendet u aneksuan nga Josef Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rifituan pavarësinë e tyre vetëm me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Ata u bashkuan me NATO-n në vitin 2004, duke e vënë veten nën mbrojtjen ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Këto vende vlerësojnë se është e domosdoshme që NATO të tregojë vendosmëri jo vetëm me fjalë, por “me çizme në terren”.

E Blinken, i cili vizitoi kryeqytetin letonez Riga të hënën, tha se vendet baltike kanë “formuar një mur demokratik që tani qëndron kundër valës së autokracisë” që Rusia po shtyn në Evropë.

Ballkani

Do të ishte e vështirë për trupat ruse të arrinin në Ballkan pa u përballur me forcat e NATO-s të stacionuara në të gjitha vendet fqinje.

Por Moska mund të destabilizojë rajonin, siç bën tashmë, me ndihmën e Serbisë, aleatit të saj të cilin e ka armatosur me tanke, sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanë luftarakë, thuhet në shkrimin e AP, përcjell Telegrafi.

Kremlini e ka konsideruar gjithmonë rajonin, sferën e tij të influencës edhe pse nuk ka qenë kurrë pjesë e bllokut sovjetik.

Një luftë civile shkatërruese në vitet 1990 la të paktën 120,000 të vdekur dhe miliona të pastrehë.

Serbia, shteti më i madh në Ballkanin Perëndimor, fajësohet për fillimin e luftës duke u përpjekur të parandalojë shpërbërjen e Jugosllavisë së udhëhequr nga serbët me forcë brutale – një lëvizje që i ngjan përpjekjes aktuale të Moskës për të tërhequr Ukrainën në orbitën e saj me forcë ushtarake.

Në Perëndim ekziston frika se udhëheqja serbe pro-Moskës, e cila ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, mund të përpiqet të përdorë vëmendjen e përqendruar në Ukrainë për të destabilizuar më tej fqinjët e saj, veçanërisht Bosnjën, ku serbët e pakicës kanë kërcënuar të ndahen nga federata e përbashkët për t’iu bashkuar Serbisë.

Zyrtarët serbë kanë mohuar vazhdimisht se po ndërhyjnë në shtetet fqinje, por kanë dhënë mbështetje të heshtur ndaj lëvizjeve secesioniste të serbëve të Bosnjës dhe liderit të tyre, Milorad Dodik.

Ambasada ruse në kryeqytetin boshnjak Sarajevë paralajmëroi vitin e kaluar se nëse Bosnja merr hapa drejt anëtarësimit në NATO, “vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor”.

Anëtarësimi në NATO do ta detyrojë Bosnjën të marrë një anë në “konfrontimin ushtarako-politik”, ka thënë ajo.

Kështu, paqeruajtësit e BE-së në Bosnje kanë njoftuar vendosjen e rreth 500 trupave shtesë në vend, duke përmendur “përkeqësimin e sigurisë në nivel ndërkombëtar (i cili) ka potencial të përhapë destabilitet”.

Vezë e qumësht për mbijetesë, me familjen e saj jetojnë në një bunker: Rrëfimi i 20-vjeçares e cila përmes TikTok po tregon realitetin e tmerrshëm të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Vezë e qumësht për mbijetesë, me familjen e saj jetojnë në një bunker: Rrëfimi i 20-vjeçares e cila përmes TikTok po tregon realitetin e tmerrshëm të agresionit rus në Ukrainë

Dhe Kosova, ka kërkuar nga SHBA që të krijojë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojë integrimin e saj në NATO pas agresionit në Ukrainë nga Rusia.

“Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe pasja e një baze të përhershme të forcave amerikane është një nevojë imediate për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar në Facebook ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Në anën tjetër, Serbia tha se lëvizja është e papranueshme.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 100 vende, kryesisht vende perëndimore, por jo nga Rusia apo Serbia, vihet në pah në shkrim.

Ndërsa Mali i Zi, një ish-aleat që ia ktheu shpinën Rusisë për t’u bashkuar me NATO-n në vitin 2017, ka vendosur sanksione ndaj Moskës për luftën në Ukrainë dhe shihet si i radhës në Ballkanin Perëndimor për t’u bashkuar me BE-në. Vendi është i ndarë mes atyre që favorizojnë politikat pro-perëndimore dhe kampeve pro-serbe dhe pro-ruse, duke rritur tensionet.

Rusia e ka paralajmëruar vazhdimisht presidentin properëndimor të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili udhëhoqi shtetin e vogël të Adriatikut në NATO, se masa ishte e paligjshme dhe pa pëlqimin e të gjithë malazezëve.

Sidoqoftë, vlerësohet më tej, Rusia mund të shpresojë të përmirësojë përfundimisht lidhjet e saj me Malin e Zi në një përpjekje për të forcuar praninë e saj në Mesdhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori