LAJMI I FUNDIT:

Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga “snajperistët më vdekjeprurës në botë” mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja – tregon pse e bëri këtë

Ai luftoi në Afganistan dhe Irak: Një nga “snajperistët më vdekjeprurës në botë” mbërrin në Ukrainë nga Kanadaja – tregon pse e bëri këtë

Ndërsa familjet ukrainase po largohen nga vendi i tyre i shkatërruar nga agresioni në kufirin e saj polak, një snajper elitar kanadez vendosi të shkonte në Ukrainë, duke hyrë aty natën.

“Unë dua t’i ndihmoj ata. Është kaq e thjeshtë”, citohet të ketë thënë ushtari, i cili njihet vetëm me pseudonimin “Wali”, në një intervistë të fundit me Canadian Broadcasting Corp.

“Më duhet të ndihmoj sepse këtu ka njerëz që bombardohen vetëm sepse duan të jenë evropianë dhe jo rusë”.

"Artileria ukrainase, e mbështetur nga dronë, shkatërron një kolonë ruse pranë Kiev"
Lexo po ashtu "Artileria ukrainase, e mbështetur nga dronë, shkatërron një kolonë ruse pranë Kiev"

Sipas New York Post, përcjell Telegrafi, ish-anëtari i elitës së Regjimentit Mbretëror 22e të Kanadasë tha se kjo është një përvojë surreale – dhe kjo vjen nga dikush që shërbeu si në Irak ashtu edhe në Afganistan, si dhe u bashkua me luftëtarët kurdë disa vite më parë për të luftuar ISIS-in.

Wali tha se u përshëndet nga ukrainasit me krahë hapur kur shkoi për të luftuar.

“Ata ishin shumë të lumtur që na kishin ne”, tha Wali. “Është sikur u bëmë miq menjëherë”.

Ukrainasit çaktivizojnë bombën me duar dhe ujë
Lexo po ashtu Ukrainasit çaktivizojnë bombën me duar dhe ujë

“Një javë më parë, unë isha ende duke programuar gjëra”, ka rrëfyer ai. “Tani po marr raketa antitank në një magazinë. … Ky është realiteti im tani”.

Ish-snajperisti elitar i Forcave Kanadeze ka përvojë të gjerë luftarake me turne të mëparshëm në Irak dhe Afganistan.

Publikohen pamjet shkatërruese të bombardimit të spitalit të fëmijëve në Mariupol
Lexo po ashtu Publikohen pamjet shkatërruese të bombardimit të spitalit të fëmijëve në Mariupol

Kanadezi tha se do të humbasë ditëlindjen e parë të djalit të tij, i cili është kthyer në shtëpi me pjesën tjetër të familjes së tij të re.

CBC tha se foli me rreth gjysmë duzinë kanadezë të cilët gjithashtu po i bashkoheshin luftës.

Ndryshe, vlerësohet se “produktiviteti mesatar i snajperistit është 7 viktima në ditë” por “Wali” mund të shkaktojë deri në 40 vdekje në ditë./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori