LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i zymtë i ekspertit britanik: Mariupol ka të ngjarë të bjerë në duart e rusëve brenda disa orësh

Parashikimi i zymtë i ekspertit britanik: Mariupol ka të ngjarë të bjerë në duart e rusëve brenda disa orësh

Profesori Michael Clarke, analizat rreth sigurisë të të cilit përmes Sky News kanë qenë të pranishme që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ka ofruar një pamje të zymtë mbi luftën e Ukrainës në Mariupol.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Clarke tha se trupat ruse kishin marrë Izyum dhe tani po përpiqeshin të zbrisnin në Mariupol me synimin për t’u bashkuar në një “forcë të madhe” në jug.


Rusia po planifikon paradën e 'Ditës së Fitores' në Mariupol më 9 maj - thonë ukrainasit
Lexo po ashtu Rusia po planifikon paradën e 'Ditës së Fitores' në Mariupol më 9 maj - thonë ukrainasit

“Do të duhet pak kohë për ta bërë, por nëse ata mund të mposhtin ukrainasit në Mariupol, ata mund të lirojnë ndoshta gjysmën e forcave të tyre atje, të paktën 6,000 ose ndoshta 8,000 trupa, për të filluar të shtyjnë drejt veriut në këtë ofensivë të madhe”.

I pyetur nëse Mariupol ka gjasa të bjerë në duart e rusëve, Clarke tha: “Po, po, shumica e njerëzve mendojnë se tani ka disa orë, jo ditë”.

Çfarë saktësisht tha Biden për gjenocidin rus në Ukrainë?
Lexo po ashtu Çfarë saktësisht tha Biden për gjenocidin rus në Ukrainë?

Madje, siç ka shtuar ai, “do të habitesha nëse Mariupol nuk do të ishte në duart e Rusisë në këtë kohë nesër”.

Qyteti me gjysmë milioni banorë është shkatërruar, tha Clarke – “nuk ka mbetur asgjë prej tij si qytet”.

Siç vlerëson Sky News, është forca dhe guximi i rezistencës ukrainase gjatë gjashtë javëve të fundit ato që kanë mbajtur qytetin – edhe pse ekspertët thonë se Vladimir Putin mund të ketë pritur që qyteti të bjerë në ditët e para. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori