LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që moti në ditët e fundit të këtij viti të jetë i ndryshueshëm, i përcjell me shi, borë dhe erëra.

Reshje më intensive priten të jenë kryesisht në male në jug, jugperëndim dhe veriperëndim të vendit , kurse pjesët tjera që janë me lartësi më të ulët mbidetare do të kenë reshje me intensitet më të ulët.


Si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të ndryshueshëm dhe jostabil, tri ditët e para të javës do të jenë kryesisht me vranësira të çrregullta dhe të dendura, kurse nga dita e enjte parashihen të vijnë masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave minimale .
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe parashihen të lëvizin nga -10 deri -3 , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri +7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi deri 12m/s. /Telegrafi/