LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: PSP-ja, kjo organizatë komunale e LSDM-së

OBRM-PDUKM: PSP-ja, kjo organizatë komunale e LSDM-së

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj konferencës së sotme për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) duke konsideruar se PSP-ja funksionon si organizatë komunale e LSDM-së që i mundë betejat e Zaevit kundër atyre që nuk mendojnë njëjtë si ai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thotë kjo parti, PSP-ja bën ndjekje të porositur politike ndaj të gjithve që nuk mendojnë njëjtë sikur, siç thotë OBRM-ja, udhëheqësisë kriminale të LSDM-së.

OBRM-ja konsideron se dalja e sotme e PSP-së është në funksion të shpërqëndrimin nga Deklarata politike shqiptare, që sipas kësaj partie, Zaevi i shantazhuar tashmë e ka pranuar./Telegrafi/