LAJMI I FUNDIT:

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Ekspertimi daktiloskopik mbi një pajisje dron të kapur nga autoritetet e burgut të Burrelit, nuk ka dhënë rezultat.

Raportohet se nga grupi hetimor i prokurorisë së Dibrës dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, që po hetojnë për veprën penale të “futjes së sendeve të paligjshme në burg”, thanë për A2 CNN se në pajisje nuk janë gjetur gjurmë gishtash me vlera identifikuese.

Në vijim, kjo prokurori ka vendosur të dërgojë pajisjen fluturuese të telekomanduar në Policinë Shkencore në kryeqytet, për t’ju nënshtruar një akt-ekspertimi kompjuterik që do të çojë në identifikimin e numrit IMEI dhe çdo informacion të administruar nga pajisja, raporton A2.


Ndërkohë Prokuroria e Dibrës ka administruar regjistrat e burgut të Burrelit për të verifikuar cilët kanë qenë të burgosurit në ajrim në kohën kur është kapur droni, apo për personat që kanë kërkuar të dalin në ajrim në atë kohë.

Kapja e dronit që po mbikëqyrte ambientin e ajrimit në burgun e Burrelit u njoftua të dielën nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Pajisja ra në hapësirën që përdoret për daljet në ajrim të të dënuarve, për shkak të pajisjeve të posaçme për ndërprerjen e valëve pranë burgut, shkruan A2. Sipas të dhënave të siguruara nga A2 CNN, pajisja teknologjike nuk përmbante sende të ndaluara, por dyshohet se kishte si qëllim filmimin brenda burgut të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve nga grupe kriminale për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.

Nga ana tjetër, burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme  konfirmuan për A2 se pas kapjes së dronit në Burgun e Burrelit është shtuar vëmendja dhe siguria në të gjitha burgjet e vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
“O plehrë”, sherr për shkak të çadrave mes biznesmenëve në Ksamil - vihen në pranga tre persona

“O plehrë”, sherr për shkak të çadrave mes biznesmenëve në Ksamil - vihen në pranga tre persona

Lajme
​Shtatë ditë nga afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?

​Shtatë ditë nga afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë?

Lajme
Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Kronika e Zezë
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Lajme
Temperatura deri në 33°C, priten riga shiu në disa zona

Temperatura deri në 33°C, priten riga shiu në disa zona

Lajme
Kalo në kategori