Ka përfunduar stinori vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me Dritën që është shpallur kampion vjeshtor.
Gjilanasit kanë përfunduar të parët në tabelë me 40 pikë, shtatë më shumë se Ballkani që është ndjekësi më i afërt.
Malisheva ka përfunduar në pozitën e tretë me 30 pikë, derisa Prishtina e katërta me 27 sosh duke lënë Suharekën në pozitën e pestë me 25 pikë.
Nga pozita e gjashtë diferenca në pikë është shumë e vogël, me Gjilanin dhe Dukagjinin që kanë nga 21 pikë, derisa Ferizaj është në pozitën e tetë me 20 sosh.
Llapi është e nënta me 18 pikë dhe Feronikeli ’74 në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë.
Telegrafi Sport ka zgjedhur me të mirët në gjsymëstinorin vjeshtor, duke u bazuar në paraqitjet e futbollistëve gjatë 18 xhirove në vjeshtë, arritjet personale dhe ekipore.
Sigurisht që për bazë janë marrë edhe formacionet e 18 javëve të kaluar, ku ka pasur futbollistë që kanë dominuar në disa javë në formacionin më të mirë.
Portieri:
Faton Maloku është portieri më i mirë i gjysmësezonit në Superligën e Kosovës. Gardiani i Dritës ka pranuar 14 gola më së paku në Superligë, derisa ka mbajtur gjashtë herë portën e paprekur.
Mbrojtësit:
Në krahun e djathtë të mbrojtjes është pa diskutim Besnik Krasniqi, që po vazhdon të shkëlqejë përkundër moshës së tij. 34-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë në 18 ndeshje të luajtura dhe të gjitha nga 90 minuta.
Leonat Vitija ka qenë fantastik me Prishtinën këtë edicion në qendër të mbrojtjes. Kryeqytetasit kanë luajtur me tre mbrojtës qendre dhe Vitija ka qenë më i dalluari në qendër, derisa ka dhënë kontribut të madh edhe në ofensivë me katër gola të shënuar.
Një tjetër qendërmbrojtës që ka shkëlqyer është edhe Arbër Prekazi që ka qenë lider me Malishevën. Veterani vushtrrias ka treguar klasin e tij me ndërhyrje të sakta dhe lidership te skuadra e Bekim Isufit.
Shumë futbollistë kanë shkëlqyer në krahun e mbrojtjes në këtë gjysmësezon në Superligë si Raddy Ovouka, Arlind Veliu, Dion Gallapeni e Qlirim Avdulli. Megjithatë mbrojtësi i Ferizajt ka qenë lider i skuadrës së tij me katër asistime dhe një penallti të fituar. Ai ka qenë pesë herë në formacionet e javës në Telegrafi, më shumë se çdo mbrojtës tjetër i majtë.
Mesfushorët:
Albert Dabiqaj ka qenë lider te Drita e këtij gjysmësezoni me golat e tij. Mesfushori nga Deçani ka shkëlqyer me 8 gola e një asistim, derisa dha kontribut të madh edhe në defensivë me ndërhyrjet e tij.
Përkrah Dabit në mesfushë është lideri i Ballkanit, Lindon Emërllahu që ka marrë skuadrën e tij për dore. Emërllahu ka harruar plotësisht lëndimin dhe ka kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, madje duke shënuar edhe dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë.
Më të avancuar se Dabiqaj e Emërllahu janë dy futbollistë që kanë dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh për skuadrat e tyre. Braziliani Queven ishte fantastik për Ballkanin këtë edicion, duke shënuar gjashtë gola e duke asistuar në dy të tjerë.
Drilon Hazrollaj ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë vit me golat e asistimet e tij duke mbajtur Malishevën në garë për pjesën e epërme të tabelvs. Reprezentuesi kosovar ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë 16 ndeshje të zhvilluara.
Sulmuesit:
Hekuran Berisha i Dukagjinit ka qenë zbulimi i këtij sezoni në Albi Mall Superligë. Talenti klinas ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Përkrah Berishës është top shënuesi i Superligës, Mevlan Zeka që ishte fantastik me Suharekën e tij. Zeka ka shënuar 12 gola dhe më meritori që Suhareka ka grumbulluar 25 pikë në tabelë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Shkon në vazhdime dueli Atletico-Real Madrid: Vinicius mund të jetë fytyra tragjike e Los Blancos

Arsenali barazon në Londër me PSV Eindhoven, por kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët