LAJMI I FUNDIT:

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Gianluigi Donnarumma bëri mbrëmë  (11 mars) një paraqitje heroike, përkundër se u ktikikua në duelin e parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain.

Derisa parisienët i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Ousmane Dembeles, ndeshja shkoi në vazhdime dhe më pas në penallti për të gjetur fituesin.


Mohamed Salah ishte ndër të parët që mori përgjegjësinë të gjuajë, ndërsa Donnarumma nuk lëvizi nga vendi.

Egjiptiani shënoi me sukses, por kjo po shihet si një lojë psikologjike nga gardiani italian për pasuesit e tjerë te Liverpooli.

Donnarumma thuhet se ka menduar që nëse qëndron në vend, lojtarët e tjerë të Liverpoolit nuk do të tentonin të gjuanin më në mes dhe ashtu ndodhi.

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker
Lexo po ashtu 'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Darëin Nunez dhe Curtis Jones dështuan të shënonin, me Deseire Doue që shënoi penalltinë fitueses për PSG-në, por që edhe bashkëlojtarët e tij nuk kishin dështuar.

Andaj, PSG kaloi kështu në çerekfinale, aty ku do të përballet me Aston Villan, që drejtohet nga ish-trajneri i tyre, Unai Emery. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Ndërkombëtare
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori