LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, KOMF publikon raportin “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”

Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, KOMF publikon raportin “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka publikuar raportin e monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale” mbi procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Donjeta Kelmendi nga KOMF, uroi të gjithë fëmijët për një jetë dinjitoze dhe garantim të plotë të të drejtave të tyre.


Kelmendi theksoi se edhe pse mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është e garantuar me ligj për të gjithë fëmijët dhe qytetarët në nevojë, jo të gjithë kanë qasje dhe përfitojnë nga shërbimet.

Bukurezë Surdulli nga KOMF prezantoi të gjeturat dhe rekomandimet e Raportit të Monitorimit mbi Procesin e Decentralizimit të Shërbimeve Sociale për vitin 2019, i cili u realizua në shtatë komuna të Republikës së Kosovës.

“Raporti i monitorimit të decentralizimit të shërbimeve sociale vërteton se procesi i decentralizimit të shërbimeve sociale nuk është përmbyllur edhe pas 10 vitesh. Arsyeja kryesore e mos zbatimit të këtij procesi është mungesa e vullnetit politik si nga ana e nivelit qendror, ashtu edhe nga ana e nivelit komuna”, thuhet në raport.

Faktorë të tjerë që kanë penguar zbatimin e plotë të decentralizimit janë mungesa e financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale, mungesa e një skeme të kontraktimit për blerjen e shërbimeve sociale nga sektori joqeveritar, kapacitetet e kufizuara të komunave për menaxhim të shërbimeve sociale, llogaridhënia e ulët, paqartësitë në ndarjen e përgjegjësive mes nivelit qendror dhe komunal, paqartësitë në ndarjen e funksioneve të monitorimit dhe inspektimit të shërbimeve sociale etj.

Rekomandimet kryesore të dala nga ky raport janë:

Prioritizimi i zbatimit të decentralizimit të shërbimeve sociale në nivelin qendror dhe komunal

Krijimi i Grantit Specifik për Shërbime Sociale në kuadër të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, për të siguruar financim të qëndrueshëm dhe të drejtë për shërbimet sociale dhe familjare

Përcaktimi i rolit dhe ndarja e përgjegjësive të institucioneve të nivelit qendror dhe komunal në kuadër të Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare

Ndarja e funksionit të inspektimit dhe monitorimit në kuadër të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare

Monitorimi dhe vlerësimi i shërbimeve sociale nga sektori joqeveritar/privat

Licencimi i shërbimeve sociale të ofruara nga sektori publik

Krijimi i një skeme të qëndrueshme nga komunat për kontraktimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori joqeveritar

Fuqizimi i komunave dhe QPS-ve për planifikim dhe menaxhim të buxhetit për shërbime sociale

Rritja e numrit dhe profilizimi i zyrtarëve të shërbimeve sociale në QPS për të respektuar standardet minimale të MPMS për numrin e zyrtarëve në raport me numrin e përfituesve

Krijimi i një njësie trajnimi në kuadër të MPMS, e cila do të merret me trajnime dhe aftësim të vazhdueshëm të zyrtarëve të shërbimeve sociale.

Pas prezantimit të të gjeturave kryesore të Raportit të Monitorimit, KOMF lansoi fushatën me karakter informues dhe vetëdijesues “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”, e cila ka për qëllim që të informojë qytetarët për decentralizimin e shërbimeve sociale në Kosovë dhe të promovojë implementimin e plotë të këtij procesi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori