LAJMI I FUNDIT:

Mujanoviq: Propaganda serbo-ruse e ka okupuar shoqërinë serbe

Mujanoviq: Propaganda serbo-ruse e ka okupuar shoqërinë serbe

“Pushtimi formal rus i Ukrainës pati një ndikim të rëndësishëm politik në rajon”, thotë politologu nga Bosna e Hercegovina Jasmin Mujanoviq, duke theksuar se ajo që ndodhi në Banjskë, na tregon se forcat dhe shërbimet ruse të inteligjencës janë ende shumë aktive në Ballkanin Perëndimor.

Ai e sheh politikën e Serbisë si të ngjashme me atë të viteve ’90.


“Edhe pse pjesa agresive ushtarake e formatit mund të mos jetë aq e theksuar për momentin, ajo është ende një kërcënim i madh politik”, thotë ai në një intervistë për TheGeopost.

Mujanoviq konsiderin se rreziku më i madh në zonën e Ballkani Perëndimor është regjimi i Aleksandar Vuçiqit dhe të gjithë pengjeve të tij, duke përfshirë edhe zotin Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë dhe akuzon qasjen e butë të disa vendeve të Perëndimit ndaj kësaj politike.

Sa i përket propagandës serbe dhe ruse shton se: “fatkeqësisht shoqëria serbe në Serbi është nën okupim, e kam fjalën nga ana e regjimit të Aleksandër Vuçiqit dhe nga ana e Federatës Ruse”.

Si ndikoi agresioni rus kundër Ukrainës në Ballkan?

Ne mund të shohim në këtë moment, veçanërisht këtu në Kosovë, se pushtimi formal rus i Ukrainës pati një ndikim të rëndësishëm politik në rajon, ndoshta nuk pati ndikimin më të keq të mundshëm, megjithatë, gjithçka që ndodhi konkretisht në Banjskë, na tregon se forcat dhe shërbimet ruse të inteligjencës janë ende shumë aktive në këtë fushë dhe e konsiderojnë zonën e Ballkanit Perëndimor si një front të mundshëm të dytë, të tretë dhe madje të katërt kundër Perëndimit politik. Aty, natyrisht, Kosova është jashtëzakonisht e rëndësishme, por edhe Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

 Si e shihni politikën destabilizuese të udhëhequr nga Serbia dhe si të kundërshtohet ajo?

Unë gjithmonë mendoj se duhet t’u besoni liderëve politikë kur ata ju thonë qartë se çfarë duan, ne kemi vite që dëgjojmë Beogradin zyrtar për botën serbe, domethënë për Serbinë e madhe, dhe është një sistem i madh, integral, kërcënim ekzistencial për Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Natyrisht, tani ata e udhëheqin atë politikë, jo në mënyrë të ashpër si në vitet nëntëdhjetë gjatë agresionit, gjenocidit, megjithatë i njëjti projekt politik vazhdon, edhe sot folëm për faktin se sidomos për ne në Bosnje dhe Hercegovinë, çfarë ndodhi në Banjskë, na kujton shumë ato fazat e para të agresionit kundër Bosnje-Hercegovinës, gjithashtu edhe ndaj Republikës së Kroacisë në 1990 dhe 1992.

Pra, jam i bindur se, nëse ky sulm në Banjskë do të ishte i suksesshëm, nëse Serbia do t’i arrinte të gjitha qëllimet që donte të arrinte, ata ndoshta do të më flisnin tashmë në këtë moment për të ashtuquajturën Republikë Srpska, Kosovë dhe Metohi siç do ta quanin  ata. Edhe pse pjesa agresive ushtarake e formatit mund të mos jetë aq e theksuar për momentin, ajo është ende një kërcënim i madh politik.

Sa e rrezikshme është dhe si e sheh Perëndimi politikën e Aleksandër Vuçiqit që e luan lojën në dy, tre apo edhe katër anë, Kinë, Rusi, Iran, sa e rrezikshme është në të vërtetë për politikën e Ballkanit?

Është mjaft e rrezikshme për rajonin, aq sa, siç e kam thënë në disa raste në disa deklarata të tjera publike, në këtë moment mendoj se mund të themi shumë qartë se kërcënimi dhe rreziku më i madh në zonën e Ballkani Perëndimor është regjimi i Aleksandar Vuçiqit dhe të gjithë pengjeve të tij, duke përfshirë edhe zotin Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë. Sa i përket perspektivës së Perëndimit politik, mendoj se janë dy rryma, nga njëra anë jam i bindur se forcat e inteligjencës në Perëndim i dinë mirë rrethanat, e dinë mirë rrezikun e zotit Vuçiq, pasi e pamë pak ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë pas sulmeve në Banjskë. Ishte një moment ku mund të themi një bisedë e hapur dhe një mohim i hapur nga ana e Uashingtonit, megjithatë, fatkeqësisht ende kemi problemin që nga ana e lidershipit politik në shumë vende të Perëndimit, për fat të keq edhe SHBA-të, ende mbizotëron qëndrimi ku ata konsiderojnë se Serbia është një lloj partneri, se duhet të ruhet një lloj ekuilibri atje, ajo politikë “zbutëse”.

Për fat të keq, unë mendoj se ky monopol politik mbahet fort në Perëndim dhe atje do të duhet të ketë një transformim.

Si e shihni propagandën ruse përmes mediave serbe?

Me sa jam i informuar dhe me sa mund të shoh përmes hulumtimeve të mia, përmes bisedave dhe përshtypjeve, fatkeqësisht shoqëria serbe në Serbi është nën okupim, e kam fjalën nga ana e regjimit të Aleksandër Vuçiqit dhe nga ana e Federatës Ruse.

Më vjen shumë keq që është shumë e vështirë për miqtë dhe kolegët e mi në Serbi, edhe ata që janë liberalë dhe e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë, është jashtëzakonisht e vështirë për ta të marrin informacion të vërtetë brenda shoqërisë së tyre, sigurisht që mund të lexoni BBC-në apo disa gazeta nga Kosova apo Bosnja e Hercegovina për një informacion më të mirë, megjithatë, fatkeqësisht kemi përsëri, siç e kishim në vitet nëntëdhjetë, një brez të tërë të humbur në Serbi, dhe ky do të jetë një problem i madh për të gjithë ne në rajon në vitet e ardhshme.