Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të vazhduar seancën e mbetur nga java e kaluar lidhur me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.
Mosrishikimi i buxhetit sipas Qeverisë, po mban peng ekzekutimin pagesave të Pakos Emergjente Fiskale për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të parashikuara në të njëjtën pako.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së kaluar, ka arsyetuar rishikimin e buxhetit ku ka theksuar se me këtë do të adresohen sfidat të cilat janë shkaktuar nga kriza e pandemisë COVID-19, shkruan Telegrafi.
Bajrami ka thënë se shpenzimet buxhetore janë paraparë të jenë 2.6 miliardë euro që parashihet edhe Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike prej 385 milionë euro.
“Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë kjo pandemi dhe masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së saj, kanë bërë që bizneset dhe qytetarët, por edhe institucionet, pra qeveria vet të ndikohet nga këto zhvillime. Duke qenë se shumica e bizneseve për një periudhë prej tre mujore kanë qenë pothuajse komplet të mbyllura. Shumë prej punëtorëve nuk kanë arrit që t’i marrin pagat e plota, disa prej tyre edhe nuk kanë marrë fare nga punëdhënësit e tyre. Për më tepër pagesat për qytetarët dhe bizneset nga pakoja e kaluar nuk janë realizuar në tërësi. Prandaj në linjë me këto zhvillime ne kemi përgatitur një propozim rishikim të buxhetit dhe si i tillë adreson këto çështje”, ka thënë Bajrami.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza gjatë debatit për rishikimin e buxhetit ka thënë se, me gjithë vërejtjet dhe shqetësimet që i ka, siç tha për një dokument të keq të punuar me shumë defekte, do ta japë votën për dhe do të bëjë përpjeke që mes dy leximeve të korrigjohet.
“Sot ndodhemi në një situatë me zgjedhë mes dy të këqijave, me votua një buxhet me shumë defekte apo mos me votua një buxhet. Dhe ne kemi vendos si Parti Demokratike me jep votën për në leximin e parë të buxhetit. Këtë me qëllim që t’i hapet mundësi përmirësimeve edhe pse s’është e lehtë, është bukur e vështirë. Në draftin që është propozuar është bukur-bukur vështirë, por do ta bëjmë maksimumin që të korrigjojmë me qëllim që mos të bllokohet situata e cila është bllokuar me improvizime, me mungesë të vendimmarrjes, me inate politike dhe njerëzit që presin pagesat edhe punëtorët e sektorit privat edhe bizneset edhe familjet në asistencë sociale edhe kategoritë tjera të kenë mundësi me i realizua”, ka thënë Hamza.
Kjo seancë ka përplasur Lëvizjen Vetëvendosje dhe PDK-në, si dy parti opozitare, të cilat kanë hedhur akuza me qëndrimet rreth rishikimi të buxhetit për vitin 2020.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar deputetët e PDK-së duke thënë se këta të fundit nëpër seanca kanë pozicion oportunistë, derisa në fund përsëri votojnë.
“Sa i përket kolegëve nga Partia Demokratike, pozicioni oportunistë i kritikës dhe në fund i votimit na kujton edhe të kaluarën kemi pasur situate të tilla edhe me LDK-në edhe me PSD-në edhe me krejt por ky qëndrim oportunistë nuk sjell ndonjë dobi. Ne po e dimë që ky buxhet qon në shkatërrim dhe në rëndim të më tejmë të situatës por megjithatë do ta votojmë sepse populli mendon që kanë me hekë më keq, ky është mashtrim”, ka thënë Aliu, përcjell Telegrafi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Uran Ismaili nga PDK, i cili ka thënë se vota do të bëhet për hir të qytetarëve.
“Ne e thamë disa herë që vota jonë që është sot është votë për qytetarin, mirëpo deputeti Aliu e konsideroj që kjo votë është oportuniste por nuk e kishte një qasje të tillë kur ne e votuam kërkesën e Qeverisë Kurti. Edhe sot jemi në situatë të njëjte ku konsiderojmë që si opozitë nuk kemi pozitë ndaj formacioneve politike në dëm të qytetarëve”, ka thënë Ismaili.
Qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti kishte miratuar Pakon Emergjente Fiskale për të mbështetur bizneset dhe individët të cilët kanë hasur vështirësi gjatë pandemisë COVID-19.
Në këtë Pako është paraparë që punëtorët të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj, përkatësisht prill dhe maj. Deri më tani, edhe pas krijimit të qeverisë së re, shumë biznese dhe punëtorë ende nuk i kanë marr pagesat e premtuara.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kishte thënë se, nuk ka buxhet për të bërë pagesat e dyta për punëtorët nga Pakoja Emergjente.
Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati për Telegrafin ka thënë se, këto pagesa mund të bëhen edhe pa rishikim të buxhetit.
Edhe përfaqësues të bizneseve thonë se mospagesa e deritanishme e këtyre mjeteve është mungesë e vullnetit të qeverisë aktuale për t’i përkrahur bizneset dhe punëtorët.
Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi për Telegrafin kishte thënë se, gjendja e shkaktuar nga pandemia COVID-19 nuk po merret seriozisht nga institucionet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre