LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Hackathon i parë në Kosovë: Fëmijët, programerë të së ardhmes (Foto)

Mbahet Hackathon i parë në Kosovë: Fëmijët, programerë të së ardhmes (Foto)

jCoders, me kursin e tyre të programimit, brenda dy muajve i kanë shndërruar fëmijët në zhvillues të aplikacioneve. Fëmijët, gjatë këtij Hackathoni kanë arritur të zhvillojnë video-lojëra të ndryshme, siç janë Pac-Man, Fruit Ninja, Pong etj.

Në Hacathonin e parë të mbajtur në Kosovë për fëmijë, morën pjesë 14 fëmijë të moshave të ndryshme – nga 8 deri në 15 vjeç – të cilët zhvilluan video-lojërat e tyre dhe i prezantuan ato para publikut.

Këta fëmijë eksperiencuan të gjithë ciklin e zhvillimit të softuerit: nga ideja fillestare, tek dizajnimi i projektit, zhvillimi i tij dhe përfundimisht testimi.


jCoders është themeluar me qëllim që të kontribuojë në arsim, si dhe ka për fokus ngritjen e kapaciteteve të të rinjve. jCoders ofron një program unik të trajnimit për zhvilluesit e gjeneratës së ardhshme.

Planprogrami i krijuar nga ta e shfrytëzon një gjuhë programuese të quajtur Scratch, e cila është zbavitëse dhe njëkohësisht shumë edukative për të rinjtë që u mundëson atyre ta mësojnë logjikën e zhvillimit softuerik, duke e larguar barrën e sintaksës. Gjuha programuese Scratch është krijuar nga MIT MediaLab dhe është e bazuar në struktura modulare, sikurse janë LEGO kubëzat.

“Është kënaqësi të punohet me mosha të reja. Mënyra se si i zgjidhin problemet është tejet origjinale. Gjithashtu, kureshtja për të provuar kombinime të ndryshme të logjikës më lënë të kuptoj sa shumë potencial dhe mundësi do të sjellin këta fëmijë në të ardhmen. Fuqishëm besoj që përvojën e zhvillimit duhet t’ia japim secilit fëmijë, sepse ata nuk janë të kufizuar në mendim dhe si të tillë kreativiteti i tyre ka mundësi të lulëzoj”, ka thënë Arta Shehu , bashkëthemeluese dhe trajnuese në jCoders.

Ditën e programimit të Hackathonit fëmijët e kanë filluar me përzgjedhjen e detyrave të cilat ata i kanë zhvilluar. Po ashtu, ata në grupe kanë krijuar video-lojëra të ndryshme të cilat i prezantuan para publikut të pranishëm.

“Unë tash shumicën e kohës në kompjuter e kaloj duke koduar. Më duket mjaft interesante kur e shoh aplikacionin e përfunduar dhe filloj ta përdori atë”, thotë Meti, një nga fëmijët pjesëmarrës, i cili është duke mësuar programim që dy muaj në jCoders.

“Pasi që kodimi është duke u shndërruar në shkathtësi te nevojshme për të ardhmen, jCoders është i përkushtuar të shndërrojë këta të rinjtë nga shfrytëzues të teknologjisë në krijues të teknologjisë. Dallimi në mes personave që kanë ide për teknologji dhe atyre që i realizojnë idetë është kodimi. Në anën tjetër kodimi zhvillon aftësitë e zgjidhjes së problemeve, logjikën, aftësitë kreative dhe ato të hulumtimit që janë thelbësore për çdo individ të suksesshëm”, u shpreh bashkëthemeluesja dhe trajnuesja e jCoders, Fiona Shehu.

jCoders janë pjesë e inkubatorit të ICK-së të cilët i mbështesin përmes mentorimit, konsultimit dhe qasjes në zyre dhe hapësira të tjera.

Aplikacionet e krijuara në këtë ditë mund t’i gjeni në këtë link: www.facebook.com/jcodersEdu.

Për më shumë, klikoni këtu: www.j-coders.com.

/Telegrafi/

Mbahet Hackathon i parë në Kosovë: Fëmijët, programerë të së ardhmes (Video)DETAJET: http://telegra.fi/UbAooC

Posted by Telegrafi.com on Saturday, December 19, 2015

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori