LAJMI I FUNDIT:

Masa e protestuesve nesër, përcakton fuqinë e “fraksioneve” politike në Kosovë

Masa e protestuesve nesër, përcakton fuqinë e “fraksioneve” politike në Kosovë

Një ditë e ndanë opozitën e bashkuar nga protesta tashmë shumë e përfolur e 14 majit.

Siç dihet, pjesë e opozitës së bashkuar nuk është partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nesër do të protestojnë kundër ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, e cila është nënshkruar më 25 gusht të viti të kaluar, në Vjenë.

Kjo pasi që Opozita kërkon ridiskutimin e kësaj marrëveshje, e cila po tashmë e një kohë ka mbetur e pa ratifikuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mirëpo çfarë thonë njohësit e kësaj fushe në lidhje me protestën e ditës së nesërme?

Analisti Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se protesta e ditës së nesërme do të jetë vendimtare për zhvillimet e mëtutjeshme politike.

Sipas tij, masa e protestuesve e përcakton ndikimin e politikës së mëtutjeshme të Kosovës.

“Protesta e ditës së nesërme do të ndikojë në zhvillimet politike në të ardhmen. Krejt kjo varet sa do të jetë e madhe apo e vogël masa në protestë. Nuk mund të paragjykojë se a do të ketë dalje masive”, ka vlerësuar Spahiu.

Ndërsa Azem Vllasi ka thënë se nuk do të ketë efekt kjo protestë, pasi janë shterur të gjitha mundësitë për një formë të tillë proteste.

Sipas tij, pas protestës së 9 janarit dhe 17 shkurtit “nuk do të nxjerrin asgjë me protestën e 14 majit”.

“Mundësia e vetme nga opozita që të kenë efekt me kundërshtimin e tyre është që të shkojnë në Kuvend dhe përmes argumenteve të veta që i kanë në lidhje me kërkesat të bëjnë luftë parlamentare para opinionit. Besoj që për kërkesat e veta kanë argumente. Lufta parlamentare do të ketë efekt më të madh”, tha ai për Telegrafin.

Ndryshe, protesta do të mbahet ditën e nesërme në sheshin Skënderbeu, në orën 14:00 kundër marrëveshjes së nënshkruar nga ana e udhëheqësve shtetëror të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori