LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, numri i të sëmurëve nga Kovid-19 ka arritur 663, në Klinikën Infektive shtatë pacientë në gjendje kritike

Maqedoni, numri i të sëmurëve nga Kovid-19 ka arritur 663, në Klinikën Infektive shtatë pacientë në gjendje kritike

Me 46 persona të rinj të sapoinfektuar me koronavirus, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vend arriti në 663. Ndër të infektuarit është rasti i parë i regjistruar i këtij virusi në Probishtip. Deri më tani, numri i pacientëve të shëruar është 37, ndërsa numri i vdekjeve 30.

Sipas vendbanimit të përhershëm ose vendbanimit të përkohshëm, rastet e Kovid-19 janë regjistruar në 19 qytete në të gjithë vendin. Shumica e tyre janë regjistruar në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa vdekshmëria më e lartë është
regjistruar në Strugë dhe Tetovë.


Deri më tani raste të Kovid-19 janë regjistruar janë regjistruar në: Shkup – 273, Kumanovë – 143, Dibër – 49, Shtip – 20, Prilep – 46, Tetovë – 30, Strugë – 30, Veles – 18, Manastir – 8, Ohër – 3, Kavadar – 3, Gostivar – 4, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 3, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 19, Probishtip – 1.

Sa i përket shpërndarjes së gjinisë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi në
faqen e tij të internetit se janë regjistruar 319 meshkuj dhe 344 femra. Mosha e
pacientëve varion nga 0 deri në 91 vjeç (mesatarja – 46 vjeç). Shumica e
pacientëve (21.3 përqind) janë midis moshës 50 dhe 59 vjeçare.

Për sa i përket simptomave të raportuara te pacientët, më të zakonshmet janë temperatura (64.1 për qind), kolla (60.2), plogështia (34.4), ethet (20.1) dhe dhimbja e fytit (16.6). ), vështirësi në frymëmarrje (16.2) dhe dhimbje koke (16.0 përqind), dhe 206 njerëz janë ose ishin asimptomatikë.

Sipas raportit të ISHP-së, për sa i përket komorbiditetit, 181 persona janë regjistruar gjendje kronike dhe/ose shëndetësore, nga të cilat 126 persona kanë sëmundje kardiovaskulare, 36 kanë sëmundje kronike të mushkërive, 35
kanë diabet, 11 kanë sëmundje kronike në veshka dhe 23 kanë të tjera sëmundje kronike. Nga rastet në spital, 80 kanë komorbiditete. Janë regjistruar 82 raste sëmundjes mes punonjësve shëndetësorë.

Një i paraburgosur në Burgun e Shutkës, i pranuar më 8 mars të këtij viti, i cili ka ndërruar jetë nga infarkti, pa simptoma për koronavirus, posmortum i është konfirmuar virusi Kovid-19. Për momentin po bëhen anketa epidemiologjike të gjithëve të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me të, pas çfarë do të ndërmerren masa përkatëse.

“Për momentin po bëhen anketa epidemiologjike të gjithëve të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me të, pas çfarë do të ndërmerren masa përkatëse”, tha Filipçe.

Në Klinikën për sëmundje infektive numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar në Klinikë paraqet 68 prej të cilëve me pasqyrë më të rëndë klinike janë 20, ndërsa shtatë janë në gjendje kritike. Atje është pranuar një nënë me foshnjën katërmuajshe nga Koçani të cilët për momentin kanë pasqyrë stabile klinike, çdo ditë ndiqen nga ana e pediatrit me një formë krejt të lehtë të anemisë. Foshnja është në gjendje stabile shëndetësore dhe pa nevojë për mbështetje respiratore. Testi i nënës së foshnjës, siç bëri të ditur mbrëmë MSH është negativ në Kovid -19.

Katër nga pacientët të cilët po mjekohen në klinikë pritet edhe testi i dytë kontrollues, i pari është negativ dhe nëse edhe testet e dyta janë negative, ata do të lëshohen në shtëpi.

Në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 25 pacientë, pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në Repartin për mjekim intensiv të kyçur në ventilim artificial. Në Manastir ka katër pacientë të cilët ndodhe n në mjekim spitalor prej tyre tre janë në gjendje stabil, ndërsa njëri është me mbështetje oksigjeni. Në spitalin në Shtip katër pacientë janë në trajtim spitalor dhe të gjithë me formë të lehtë të sëmundjes.

Ministri informoi se në Shtëpinë për të Moshuar në Manastir është pranuar një person nën kujdes më 18 mars dhe një javë më vonë është pranuar në Repartin Infektiv në Spitalin Klinik të Manastirit për shkak të temperaturë së rritur, dhe për të është marrë vërtetim se është pozitiv të Kovid-19. “Janë marrë mostra të gjithë të tjerëve në dhomat e tjera në shtëpinë e të moshuarve dhe të një pjese të personelit të cilët kanë qenë në kontakt me të, ndërsa janë dhënë edhe rekomandime për pastrim të plot. Inspektorati Sanitar Shtetëror, shtoi se ministri, do ta shqyrtojë të gjithë procesin e pranimit të personit nën kujdes në shtëpinë e të moshuarve.

Siç informoi ministri në konferencën e djeshme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë hapen ofertat për makina respiratore, ndërsa në rrjedhë është dhe përfunduan disa procedura lidhur me pajisjen mbrojtëse të reagjensëve, ndërsa sot fillon edhe një procedurë për furnizim të 3.000 reagjensëve për laboratorin në Institutin për shëndet publik.

Është publikuar edhe lista e donatorëve prej të cilëve në llogari në të cilën dhurohen mjete në të holla janë tubuar rreth 60 milionë denarë. Këto mjete, tha Filipçe, për periudhë të shkurtë do të përdoren për furnizim të materialit
për trajtim të pacientëve.

Filipçe pohoi se mbrojtje shëndetësore ka mjaftueshëm dhe se ajo përdoret në mënyrë adekuate nga ana e mjekëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori