LAJMI I FUNDIT:

Man City synon katër transferimeve të mëdha gjatë verës, pavarësisht se mund t’i fitojë të gjithë trofetë këtë sezon

Man City synon katër transferimeve të mëdha gjatë verës, pavarësisht se mund t’i fitojë të gjithë trofetë këtë sezon

Kampioni i Ligës Premier, Manchester City mund të jetë afër fitimit të tre trofeve mahnitës këtë sezon, por kjo nuk do të thotë se planet e transferimit po ndalen, pasi ata duan të përforcohen edhe më shumë.

City tashmë e ka të siguruar titullin e Ligës Premier – trofeu i pestë vendor në gjashtë vjet, të gjitha nën Guardiolën – dhe tani po përgatitet për finalet e FA Cup dhe Ligës së Kampionëve, kundër Manchester United dhe Interit respektivisht.

Por, sipas The Mirror, City po bëhet gati për disa objektiva të mëdha të verës me Alexis Mac Allister, Julio Enciso, Joshua Kimmich dhe Josko Gvardiol të gjithë në radarin e tyre.


Mesfushori i Brighton, Mac Allister, duket se ka shumë të ngjarë të jetë në lëvizje këtë verë, me United dhe Liverpool gjithashtu të interesuar për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën.

Man City kërcënon planet e Liverpoolit për transferimin e Mac Allister
Lexo po ashtu Man City kërcënon planet e Liverpoolit për transferimin e Mac Allister

Lojtari tjetër i Brighton, Enciso ka shpërthyer në skenë në gjysmën e dytë të këtij sezoni të Ligës Premier dhe me vetëm 19 vjet, sulmuesi paraguaian duket se ka potencial të madh.

Ylli i Bayern Munichut, Kimmich, është një ish-nxënës i Guardiolës dhe mund të ofrojë shkathtësi shtesë në mbrojtje dhe mesfushë të Cityt, nëse ai bën lëvizjen nga Mynihu.

Ndërkohë, Gvardiol, i cili thuajse iu bashkua Chelseat nga RB Leipzig në janar – është një qendërmbrojtës shumë i kërkuar me këmbën e majtë, i cili gjithashtu mund të futet pa probleme në skuadrën e Cityt.

Asnjë nga lojtarët nuk do të jetë i lirë. Por, është një lajm i keq për rivalët e Cityt, të cilët mund të kenë menduar se klubi Etihad mund të qëndrojë pa shpenzuar pas një suksesi kaq të paprecedentë në vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori