LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mund të detyrohet të fitojë titullin dhe ta festojë në Mançester

Liverpooli mund të detyrohet të fitojë titullin dhe ta festojë në Mançester

Jurgen Klopp dhe skuadra e tij Liverpooli mund t’iu duhet të festojnë fitoren e titullit të Ligës Premier në Mançester, ose diku tjetër, pasi klubit mund t’i ndalohet potencialisht të luajë në Anfield derisa të sigurojnë titullin.

Reds janë vetëm dy fitore larg fitimit të titullit të tyre të parë në 30 vjet dhe, me Manchester Cityn të vendosur të përballen me Arsenalin në ndeshjen e parë të ligës pas rifillimit më 17 qershor, ekipi i Kloppit mund të shpallet kampion pas ndeshjes së tyre të parë.


Nëse City humbet ndaj Topçinjve dhe Liverpooli mundi Evertonin në derbin e Merseyside, atëherë ata do të ishin kampionë.

Sipas mediumit britanik The Mirror, kjo lojë mund të zhvillohet në Etihad Stadium të Cityt.

Kjo për shkak se policia ka frikë se tifozët e Liverpoolit do të festonin në rrugët e qytetit dhe rreth stadiumit, duke thyer rregullat e distancës sociale, nëse e fitojnë atë në shtëpi ose edhe në Goodison Park.

Robertson: Liverpooli tani është i fokusuar vetëm ta fitojë titullin e Ligës Premier
Lexo po ashtu Robertson: Liverpooli tani është i fokusuar vetëm ta fitojë titullin e Ligës Premier

Raporti shton se Reds madje mund të duhet të luajnë në vende neutrale derisa të fitojnë ligën dhe të kthehen në Anfield vetëm pasi të përfundoj eksitimi i festës.

Ndeshjet tjera derbi si ai i Londrës së Veriut, janë gjithashtu në rrezik të luhen në vende neutrale, megjithëse të gjitha skuadrat raportohet se po përpiqen të bëjnë që policia të ndryshojë mendjen dhe ndeshjet zhvillohen në vendet e duhura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori