LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe nuk merr pjesë në Kuvend

Lista Serbe nuk merr pjesë në Kuvend

Burime të gazetës Express brenda Listës Serbe kanë treguar se serbët nuk do të marrin pjesë ne seancën e sotme ku pritet të votohet Demarkacioni me Malin e zi.

Kështu, do të rrezikohet edhe kuorumi për mbajtjen e seancës, pasi që duhet të jenë dy të tretat e deputetëve (81 deputetë).


Janë një numër i deputetëve të pozitës të cilët janë kundër votimit të demarkacionit, derisa partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma që nga fillimi i marrëveshjes janë kundër.

Marrëveshje ndërkombëtare mund të ratifikohet vetëm me dy të tretat e votave, derisa koalicioni PDK-LDK është deklaruar se është i sigurt se do të aprovohet.

Ndërsa, sipas rregullores së Kuvendit nëse Marrëveshje refuzohet atëherë e njëjta kthehet në pikën zero dhe Qeveria duhet ta ri-negocioj sërish me Malin e Zi. /Gazeta Express/