Një “Serbi evropiane” që mund ta ndihmonte edhe Kosovën drejt Brukselit nuk duket askund. Analistë politikë vlerësojnë se Kosova është duke ia bartur Serbisë valixhet në rrugën e saj evropiane. Sipas tyre, Serbia e tregon një fytyrë demokratike si maskë për të përfituar privilegjet e integrimeve evropiane.
Analisti politik Emrush Ujkani ka vlerësuar se Serbia ndryshon vetëm aq sa i duhet për të ecur përpara në agjendën evropiane.
Sipas tij, një shembull për këtë është fakti që Serbia vazhdon që në Kushtetutën e saj ta trajtojë Kosovën si pjesë të saj.
“Nuk ka diçka më eklatante që është në kundërshtim me vet parimet e dialogut që po zhvillohet në Bruksel. Këtë e thonë troç serbët, madje edhe gjatë dialogut në Bruksel. Nëse do të vazhdohet ky trend, atëherë BE-ja si duket nuk ka marrë mësim sa duhet nga rasti i Qipros”, ka thënë Ujkani për Telegrafin.
Sipas Ujkanit, një shembull i defekteve në këtë proces është rasti i fundit i dorëheqjes së ambasadorit Lulzim Peci.
“Përderisa ai me të drejtë konsideron se normalizimi i marrëdhënieve do të nënkuptonte edhe njohjen reciproke, por një veprim i tillë e penalizon, sikur gjoja është jashtë asaj që është ofruar nga ky proces bisedimesh”, ka thënë Peci.
Sipas tij, është e vërtetë që dialogu është duke ndihmuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ndërsa në një masë i ka kontribuar edhe zbutjes së qëndrimit, veçanërisht në Beograd.
“Por, Serbia duhet që ende të edukohet në frymën evropiane. Por, nuk është në dorën tonë që ta bëjmë këtë. Por, ne duhet të jemi syçelë edhe vizionarë që e vendet si Gjermania, Britania e Madhe e deri diku edhe Franca që Serbia të mos hapë negociatat për anëtarësim në BE, dhe jam i bindur që ajo nuk i ka plotësuar kushtet për këtë”, ka thënë Ujkani.
Analisti Ujkani ka deklaruar se vizita në Beograd e ministres së Integrimeve Evropiane të Kosovës, Vlora Çitaku tregon një sinjal që ndoshta Serbia do të ndryshojë. “Deri tash kemi pa zyrtarë të Serbisë që kanë ardhur në Kosovë, herë me leje e herë pa leje. Shkuarja në Beograd është sinjal i mirë”, ka thënë Ujkani.
Analisti politik, Behxhet Shala, ka thënë se shtetet evropiane po i vardisen Serbisë duke e toleruar, ndërsa i ka bërë gjithë ato krime në Ballkan.
“Rruga evropiane, tash për tash, edhe pse na ofrohet si karotë më tepër na godet si stupc. Kosovarët po ia bartin valixhet Serbisë që të shkojë në Evropë, ashtu siç i patën ndihmuar shqiptarët Malit të Zi për t’u pavarësuar”, ka thënë Shala, për Telegrafin.
Sipas Shalës, rruga evropiane e Kosovës është mbyllur, e fakt për këtë është mungesa e liberalizimit të vizave.
“Na detyrojnë që të bëjmë lëshime të vazhdueshme duke biseduar me një shtet që nuk na njeh, për çështjet e brendshme të shtetit tonë. Nuk ka vend në botë që një shtet që nuk e njeh shtetin tjetër të bisedojë për çështjet e brendshme të atij shteti”, ka thënë Shala.
Ai vlerëson se është për keqardhje që fillimisht është thënë se rruga evropiane e Kosovës do të zgjaste një vit, ndërsa tash thuhet se proceset mund të shkojnë deri në vitin 2020. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë