Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu, ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti politik, për numrat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, për datat se kur do të formohen këto institucione, qëndrimin e partisë për çështjen e dialogut dhe Ambasadën e Kosovës në Izrael.
Ish shefi i diplomacisë, Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.
Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.
“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca në emisionin “Përballje” të transmetuar në Telegrafi.com.
Konjufca u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Pastaj, pas mbledhjes së parë të Qeverisë, kalohet në seancën e Kuvendit, e cila është zgjedhja e Presidentit.
“Unë mendoj që deri me 25 mars do të zgjedhet Qeveria e Kosovës. Kurse, konsideroj se deri me 10 prill do të zgjedhet edhe Presidenti i Kosovës”, u shpreh Konjufca.
Duke komentuar numrat që duhet pasur për postin e presidentit, anëtari i kryesisë së LVV-së, Konjufca dhe se zgjedhje e presidentit ka koinciduar me aspektin kohor me zgjedhjet parlamentare dhe opozita i ka dy opsione.

“Zgjedhja e Presidentit ka koincidu në aspektin kohor me zgjedhjet parlamentare. Meqenëse është e tillë, zgjedhja e presidentit si pozitë e rëndësishme shtetërore, prej anës të opozitës, janë dy opsione: Opsioni që ta konsiderojnë presidentin si njërën prej pozitave të cilën ne mund ta zgjedhim edhe të kalojmë në faza të tjera të betejës politike, apo ta kthejë opozita çështjen e presidentit në pikë ekzistenciale. Sepse me qu Kosovën në zgjedhje të reja, është pikë ekzistenciale e betejës politike”, u shpreh Konjufca.
Konjufca tha se “nëse nuk kalon (zgjedhja e Presidenti), Kosova shkon në zgjedhje”.
“Presidenti mundet me qenë betejë politike ekzistenciale, po të kishte qenë para një viti. Janë ba tri vite të Qeverisjes, presidenti ka qëllu në vitin e fundit, t’i mundesh me ba politika edhe me qu vendin në zgjedhje. Taktikisht mundesh me qu përmes presidentit, nëse populli është lodh prej një qeverie që ka qeverisë tri vjet. Na as program politik nuk kemi prezentu, jemi në pozicione të njëjta e opozita po e qon vendin në zgjedhje. Ama kur je në vitin e tretë të qeverisjes edhe po don me ba politikë, pse mos me bo. “LDK-ja ka qëndruar për të votuar Thaçin. LDK-ja tash e mat veten”, tha kandidati i dytë më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai gjatë intervistës foli po ashtu edhe vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, për dialogun me Serbinë, për formimin e qeverisë dhe pozitat ministrore dhe për deklaratat e fundit të Richard Grenell.
Konjufca mes tjerash ka thënë se në Qeverinë Kurti 2 janë duke u finalizuar edhe emrat e kabinetit Qeveritar dhe se Albin Kurti si kryeministër do të veprojë më njerëz profesionalë dhe të përgjegjshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës