Në organizim të Kolegjit “Iliria”, përkatësisht Institutit për kërkime dhe shkencë të këtij Kolegji, në Hotel Grand në Prishtinë, mbahet konferenca shkencore me temën “Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”. Në këtë konferencë do të marrin pjesë, krahas albanologëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe albanologëve të huaj, edhe përfaqësues të institucioneve shkencore , arsimore dhe të qarqeve akademike shqiptare.
Kryreferatin do të mbajë Akademik Rexhep Qosja me temën “Gjuha standarde në mes dy frontesh”, kurse me kumtesa janë paralajmëruar: Prof Dr Emil Lafe. Prof Dr Shefkije Islamaj, Prof Dr Agim Vinca, Prof Dr Shezai Rrokaj, Prof Isa Bajqinca, prof Dr Dieter Nehring, prof Dr Qemal Murati, (I cili edhe do ta udhëheq këtë konferencë) si dhe një numër albanologësh dhe studiuesish të tjerë të shqipes.
Është kjo konferencë shkencore që pretendon të shqyrtojë problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sot gjuha standarde dhe sfidat kryesore që dalin para saj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë