LAJMI I FUNDIT:

VAJZAT ME GETA

VAJZAT ME GETA

Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Roland Gjoza

vajza shkolle me geta
rrinë ulur te stacioni i autobusit
duken kaq të lodhura në orën 13
me buzet e lyera me të kuq
ngjyrë luleshtrydheje.
është nxehtë në diell
dhe dita e shkollës ka qënë
e mërzitshme dhe rruga për në shtepi është
e mërzitshme dhe
unë ngas makinën
duke parë nga afër kofshët e tyre të ngrohta
sytë e tyre shohin
tutje
ato janë paralajmëruar
për rrezikun seksual;
nuk duhet ta marrin atë rrugë
të mos e japin
po t’ua kërkojnë
ujqërit e vjetër
dhe janë kaq të mërzitura
duke pritur jashtë me minuta të tëra
ulur në stol, dhe rruga
për në shtëpi që e bëjnë me vite
është kaq e mërzitshme
dhe librat që mbajnë
janë të mërzitshëm dhe ushqimi
që hanë dhe çdo paralajmërim për rrezikun
nga seksi
janë të mërzitshme.


vajzat me geta presin
unë kaloj pranë tyre dhe iu shoh kofshët
të më falin që s’bëhem dot
pjesë e parajsës së tyre
apo e ferrit të tyre. dhe e kuqja e ndezur
e buzëve të tyre, kaq e trishtuar, pret gojën.
mund të jetë e mrekullueshme
të puthësh secilën prej tyre, njëherë të vetme, thellë dhe shumë gjatë
dhe ato ta kthejnë
por më parë se unë
i merr autobusi