Nga Prishtina në Manhattan, motrat shqiptare po pushtojnë botën e bukurisë.

Nëse mendoni se puna me qerpikë nuk mund t’ju çojë drejt suksesit të madh, historia e Rinesa Lashes dhe motrës së saj Ermirës është prova që gjithçka është e mundur.
Motrat Bytyqi po bëjnë bujë ndërkombëtare pasi realizuan qerpikët e superyllit botëror Cardi B.

Artistja Cardi B, me qerpiket nga Rinesa Lashes



Prej gati 10 vitesh, Rinesa dhe Ermira janë pjesë e industrisë së bukurisë, duke e kthyer Rinesa Lashes në një nga emrat më të njohur në Kosovë dhe Shqipëri. Ndërkohë, Ermira është drejt hapave të sigurt që shumë shpejt të udhëheq me sukses franchise-in e Rinesa Lashes në New York, ku punojnë me emra të njohur ndërkombëtarë.

Ato prej kohësh kujdesen për qerpikët e Cardi B, por tani erdhi edhe momenti i publikimit - një lajm që ka bërë krenarë shqiptarët kudo në botë.

“Nga Kosova në Manhattan” nuk është më vetëm një ëndërr — për Rinesën dhe Ermirën është realitet.

Kush do jetë ylli i radhës ndërkombëtarë që do preket nga motrat, mbetet të shihet..


Ndiqni: Rinesa Lashes