LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial me mungesë të efikasitetit dhe llogaridhënies

Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial me mungesë të efikasitetit dhe llogaridhënies

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës po përballen me mungesë të efikasitetit, llogaridhënies dhe integritetit në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.


Kjo u bë e ditur në konferencën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, ku u publikua raporti i monitorimit të KGJK-së dhe KPK-së për gjashtë mujorin e parë 2016.

Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në IKD, tha se gjatë monitorimit të këtyre dy këshillave kanë gjetur se këto dy këshilla gjatë miratimit të legjislacionit sekondar që derivon nga pakoja e ligjeve të gjyqësorit kanë devijuar.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesë të efikasitetit, llogaridhënies dhe integritetit në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë monitorimit të Këshillave, ka gjetur se KGJK dhe KPK gjatë miratimit të legjislacionit sekondar që derivon nga pakoja e ligjeve të gjyqësorit kanë devijuar, duke miratuar rregulla dhe vendime në kundërshtim me ligjin dhe duke zbatuar praktika dhe standarde të ndryshme”, tha Miftaraj.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se edhe përkundër faktit se kanë kaluar gjashtë vjet prej hyrjes në fuqi të pakos së ligjeve të gjyqësorit, Këshillat ende nuk kanë arritur të përmbushin obligimet ligjore për miratimin e legjislacionit sekondar.

“Përkundër faktit se kanë kaluar gati gjashtë vite prej hyrjes në fuqi të pakos së ligjeve të gjyqësorit, Këshillat ende nuk kanë arritur të përmbushin obligimet ligjore për miratimin e legjislacionit sekondar. Për më tepër, Këshillat vazhdojnë të sillen me komoditet, duke mbajtur një numër relativisht të vogël të mbledhjeve me shumë pak pika përmbajtësore dhe në shumicën e rasteve, pikat e njëjta përsëriten në vazhdimësi. Gjatë procesit të miratimit të rregullave dhe vendimeve, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka gjetur se mungon debati përmbajtjesorë në të dy këshillat. Ka anëtarë që asnjëherë asnjë fjalë nuk e kanë folur gjatë mbledhjeve të këshillave për gjashtë muaj, sikurse ka anëtarë të cilët për gjashtë muaj kanë diskutuar 30 sekonda deri në 1 minut në takimet e këshillit. Përderisa në KGJK ka diskutime nga shumica e anëtarëve për shumë pika, në K PK vërehet mungesë e demokracisë dhe dominimin e disktuimit nga dy tre anëtarë gjatë gjithë kohës”, tha Miftaraj.

Ai bëri të ditur se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk ka arritur të miratojë rregulloret bazike për zbatimin e obligimeve ligjore të pakos së ligjeve të gjyqësorit, po ashtu, sipas tij edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka përmbushur obligimet ligjore të pakos së ligjeve të gjyqësorit as pas gati gjashte viteve që ka hyrë në fuqi.

Po ashtu, ai tha se aspekti i llogaridhënies vazhdon të mbetet shqetësues, ku sipas Miftarajt ka një varg shkeljesh nga Gjykatat dhe Prokuroritë prej të cilave këshillat nuk kanë kërkuar llogaridhënie.

“Aspekti i llogaridhënies vazhdon të mbetet shqetësues. Ka një varg obligimesh ligjore të pakryera nga Gjykatat dhe Prokuroritë për të cilat nuk ka kërkim të llogaridhënies nga Këshilli Gjyqësorë i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Për më tepër, janë vetë Këshillat ata që nuk i përmbushin obligimet ligjore në këtë drejtim, duke instaluar në këtë mënyrë mungesën e kulturës së llogaridhënies dhe pandëshkueshmërinë në të gjitha hallkat e sistemit. Kryetaret e Gjykatave e as Kryeprokuroret e Prokurorive nuk kanë raportuar sipas ligjit para Këshillave, edhe përkundër faktit që me ligj prokurorët dhe kryetarët e gjykatave duhet të raportojnë baza tre mujore para Këshillave dhe të njëjtat raporte ti mbrojnë para Këshillave, por kjo nuk ka ndodhur në praktikë.”, tha ai.

Instituti i Kosovës për Drejtësi në këtë raport ka bërë edhe rekomandimet për Këshillin Gjyqësorë të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Raportet e IKD-së janë rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik të Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Gjykatave dhe Prokurorive të rregullta në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, ky projekt mbështet nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori