LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari i muzikës ‘country’, Jake Flint ndërroi jetë vetëm disa orë pas martesës së tij

Këngëtari i muzikës ‘country’, Jake Flint ndërroi jetë vetëm disa orë pas martesës së tij

Këngëtari i muzikës ‘country’, Jake Flint, ka vdekur vetëm disa orë pasi u martua me gruan e tij, Brenda, gjatë fundjavës – njoftoi një zëdhënës.

Ai ndërroi jetë në moshën 37-vjeçare.


Clif Doyal i tha The Oklahoman se këngëtari i “Hard Livin” ndërroi jetë në gjumë pak pasi ai dhe Brenda u martuan.

Jake Flint vdiq në gjumë (Foto: Instagram)

Asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur deri më tani.

“Jake Flint ishte një ambasador i skenës muzikore të Oklahoma Red Dirt. Ai ishte një autor këngësh, artist dhe interpretues i kërkuar live në të gjithë Midwestin dhe Jugperëndimin e SHBA-së. Si dëshmi e dashamirësisë dhe humanizmit të tij, ai ishte gjithashtu një mbështetës i palodhur i kolegëve të tij artistë, gjithmonë i gatshëm të jepte një dorë për të ndihmuar këdo kujt i duhej”, thuhej në deklaratën e Doyal.

Jake Flint (Foto: Instagram)

“Me buzëqeshjen dhe sensin e humorit, ai ishte i dashur nga shumë njerëz dhe besoj se së bashku me muzikën e tij, do të jetë trashëgimia e tij e qëndrueshme”.

Brenda ndërkohë reagoi për vdekjen e bashkëshortit në një deklaratë të postuar në Instagram.

Jake Flint (Foto: Instagram)

“Duhej të publikonim fotot e dasmës, por në vend të kësaj më duhet të zgjedh rrobat për të varrosur burrin tim” , shkroi ajo.

“Njerëzit nuk janë të destinuar të ndiejnë kaq shumë dhimbje. Zemra ime është shkatërruar dhe kam shumë nevojë që ai të kthehet. Nuk mund të duroj më shumë. Unë kam nevojë për të këtu”. /Telegrafi/

Jake Flint (Foto: nstagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
E ëma e Heidit i thotë të gjitha - nga mendimi i babait për dashurinë me Romeon e deri te ajo nëse do ta lërë Italinë për të

E ëma e Heidit i thotë të gjitha - nga mendimi i babait për dashurinë me Romeon e deri te ajo nëse do ta lërë Italinë për të

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori