LAJMI I FUNDIT:

KA’BA

KA’BA

Poezi nga: Amiri Baraka
Përktheu: Fadil Bajraj

“Dritarja e mbyllur shikon teposhtë
në oborrin e pistë, e zezakët
thërrasin këndej apo piskasin andej e dalin matanë
duke sfiduar ilaçet në rrjedhën e vullnetit të tyre.
Bota jonë është përplot tinguj
Bota jonë është më e këndshme se e kujtdo tjetër
sado që vuajmë, dhe vrasim njëri-tjetrin
dhe ngandonjëherë gëzimin e shndërrojmë në pikëllim.
Jemi njerëz të bukur
Me imagjinatë afrikane
plot maska e vallëzime e këngë pompoze
me sy afrikanë, e hundë, e duar
sado që zvarritemi në zinxhirët e përhimët në një vend
përplot dimra, kur ai që duam është dielli.
Neve na patën zënë,
dhe punojmë për ikjen tonë, në
imazhin e lashtë; në
korrespodencën e re me vetveten
dhe me familjen tonë të zezë.
Ne na duhet magjikja
tash na duhen magjitë, të ngrihemi
të kthehemi, të shkatërrojmë e të krijojmë.
Çfarë do të jetë bota e shenjtë?