LAJMI I FUNDIT:

ISW: Vetëm një seri fitoresh ukrainase mund ta bindin Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve

ISW: Vetëm një seri fitoresh ukrainase mund ta bindin Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve

Përditësimi i fundit i Institutit për Studimin e Luftës ka thënë se presidenti rus mbetet i përkushtuar për të marrë Ukrainën me forcë.

Reklama

Sipas grupit të ekspertëve, ai nuk ka ndryshuar në qëllimet e tij që nga shpërthimi i luftës dhe asnjë nga “dështimet e përpjekjeve të tij të mëdha ushtarake” nuk e ka bindur atë të ulet në tryezën e bisedimeve.

ISW shkroi: “Lufta do të zgjasë për aq kohë sa Putini beson se ai mund të imponojë vullnetin e tij në Ukrainë duke luftuar ose duke thyer vullnetin e ukrainasve për të luftuar pas braktisjes së tyre nga Perëndimi”.

Kështu, sipas ISW, vetëm një seri fitoresh ukrainase mund ta bindë Putinin të negociojë me kushte të tjera përveç pushtimit territorial të Ukrainës.

“Ka arsye për të pritur që forcat ukrainase, në fakt, mund të arrijnë përfitime përmes një kundërofensive”, shtoi ISW.

Një vlerësim i tillë vjen në ditën kur gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi tha se trupat e tij po vazhdonin të zmbrapsnin sulmet e rënda ruse në qytetin lindor.

“Faza më intensive e betejës për Bakhmut vazhdon. Situata është vazhdimisht e vështirë. Armiku pëson humbje të konsiderueshme në burime njerëzore, armë dhe pajisje ushtarake, por vazhdon të kryejë veprime sulmuese”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërsa duke lavdëruar qëndrueshmërinë e njerëzve të tij në “kushte jashtëzakonisht të vështira”, ai shtoi: “Mbrojtja e Bakhmutit është për shkak të nevojës ushtarake… Ne jemi duke llogaritur të gjitha opsionet e mundshme për zhvillimin e ngjarjeve dhe do të reagojmë në mënyrë adekuate ndaj situatës aktuale”. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Evropa
Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Evropa
Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori