LAJMI I FUNDIT:

Interneti është ngadalësuar shumë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara

Interneti është ngadalësuar shumë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara

Shpejtësia e internetit është duke u ngadalësuar, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, si pasojë e mbylljes shkaku i coronavirusit.

Sipas të dhënave nga Speedtest, kjo ishte veçanërisht e dukshme gjatë javës së kaluar, në mes të një bllokimi të paparë në shumë shtete për shkak të shpërthimit të pandemisë, transmeton Telegrafi.

Në Shtetet e Bashkuara, shpejtësia mesatare e shkarkimit zbriti nga afro 140 në 133Mbps në javën e 16 marsit, në krahasim me javën e 9 marsit. Gjatë asaj periudhe, shpejtësia e shkarkimit në smartfon shkoi nga rreth 75 në 72Mbps.


Kanada përjetoi një ngadalësim të ngjashëm në atë periudhë, nga afërsisht 129 në 121Mbps, ndërsa shpejtësia e shkarkimi në Meksikë mbeti e njëjtë. Në shumë shtete evropiane, pësuan një ngadalësim të ngjashëm.

Për shembull, shpejtësia mesatare e shkarkimit shkoi nga rreth 103 në 93Mbps në Gjermani, derisa nga 130 në 126Mbps në Itali.

Sa i përket shteteve aziatike, atje po ndjekin një model më ndryshe. Në Kinë, ku shpërthimi i coronavirusit filloi shumë më herët dhe tashmë ka arritur kulmin, performanca u ul në mes të janarit, por që është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme që nga ajo kohë.

Disa kompani transmetuese, përfshirë Apple TV +, Disney +, YouTube dhe Netflix, kanë reaguar tashmë mbi këtë çështje, duke ulur cilësinë e videos në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori