Organizata INPO ka reaguar ndaj punës së komunës së Prishtinës, duke thënë se janë neglizhentë dhe të papërgjegjshëm.
Ata kanë reaguar respektivisht ndaj punës së kryetarit të komunës dhe kuvendit komunal, në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të komunës.
“Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vetëm edhe tri (3) ditë kohë për të miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2019-2021, ndërsa Komiteti për Politikë dhe Financa ende nuk e ka pranuar draftin e saj për ta shqyrtuar sikurse obligohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Madje, drafti i kësaj kornize nuk është hedhur fare në diskutim publik”, thuhet në kumtesë.
Sipas ligjeve në fuqi dhe Qarkores Buxhetore 2019/01 të Ministrisë së Financave, komunat janë të obliguara deri më 30 qershor të miratojnë KASH-in, i cili është një ndër dokumentet më strategjike të komunës. Ai përmban parashikimet reale të politikave fiskale dhe financiare dhe objektivat zhvillimore për tre (3) vitet e ardhshme.
“Mbledhja e Kuvendit të Prishtinës për miratimin e këtij dokumenti ende nuk është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit edhe pse tashmë të gjitha afatet ligjore janë shkelur. Gjithashtu, Kuvendi ka dështuar të zbatojë edhe planin e vet të punës për vitin 2018, në të cilin është paraparë që ky dokument të shqyrtohet në mbledhjen e muajit qershor si dhe të bëhet rishikimi i buxhetit për vitin fiskal aktual”, thuhet më tutje në kumtesë.
Sipas INPO-s, kjo nuk është hera e parë që Ekzekutivi i Prishtinës injoron obligimet ligjore në raport me hartimin dhe miratimin e KASH. Në vitin e kaluar komuna ka vepruar në të njëjtën mënyrë duke mos përfillur ligjet në fuqi dhe duke e injoruar në tërësi kuvendin komunal.
Për më tepër, INPO shpreh shqetësim për mos zbatimin e parimeve të transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti. Sipas ligjeve në fuqi, komuna është dashur që gjatë muajit qershor të mbajë takime publike me qytetarë dhe grupe të tjera të interesit për të marrë komentet dhe propozimet e tyre rreth këtij dokumenti.
INPO vlerëson se kjo papërgjegjshmëri e organeve komunale cenon rëndë sundimin e ligjit në komunë dhe zbatimin e parimeve të qeverisjes së mirë dhe kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e ligjeve dhe kërkon nga përfaqësuesit e organeve komunale të përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre ligjore për përfaqësim të denjë të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rastet kur qeveritë e Kosovës "injoruan" këshillat e SHBA-së

BE-ja nuk komenton dokumentin e pretenduar për sanksione ndaj Kosovës dhe shpalljen non grata të Kurtit

Tensionet në veri, Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët në Kosovë

Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

'Trupin e treta në acid', gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

Me çfarë masash mund të përballet Kosova nga SHBA-ja dhe BE-ja?

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden