LAJMI I FUNDIT:

Hulumtuesit amerikanë thonë se vaksinimi do t’i jepte imunitet qytetarëve dhe do ta kishin më të lehtë ta luftojnë pandeminë COVID-19

Hulumtuesit amerikanë thonë se vaksinimi do t’i jepte imunitet qytetarëve dhe do ta kishin më të lehtë ta luftojnë pandeminë COVID-19

Coronavirusi është përhapur shumë më shpejtë nëpër Kinë sesa që ishte menduar, thuhet në njoftimin e një grupi hulumtuesish nga SHBA-të, të cilët mendojnë se është e domosdoshme prodhimi një vaksine që do t’i jepte fund pandemisë së COVID-19.

Çdo person që është infektuar gjatë epidemisë në Wuhan, sigurisht se ua ka bartur virusin 5,7 personave, është thënë në një analizë matematikore të publikuar ngas laboratori nacional në Los Alamos, transmeton Telegrafi.


Është një përqindje dy herë më e madhe krahasuar me atë që e ka publikuar Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet në vende të ndryshme të botës, raporton Bloomberg.

Bazuar në të dhënat e epidemisë në Kinë, hulumtuesit bëjnë të ditur se nëse këto të dhëna do të ishin valide edhe për pjesën tjetër të botës, pandemia zor se do të kontrollohej në një mënyrë siç e kanë parashikuar qeveri të ndryshme.

Sipas përqindjes së kalkulimeve që janë bërë në studim, për t’u luftuar virusi rreth 82 për qind e popullatës do të fitonin imunitet nëse do të vaksinoheshin, thuhet ndër tjera në hulumtimin e ekipit të Los Alamos.

Qeveritë në mbarë botën janë duke u munduar ta gjejnë një mënyrë si dhe kur duhet dalë nga masat kufizuese, kurse në pjesë të caktuara të Kinës ato janë rikthyer.

Afro një milionë e gjysmë njerëz në mbarë botën janë prekur nga COVID-19, përfshirë edhe rastet e fundit në Kinë që janë cilësuar si asimptomatik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori