Nga: Rrahman Hyseni
Gjuha, për të qenë gjuhë e pastër amtare, i duhet norma drejtshkrimore e drejtshqiptimore. Por, para se gjithash i duhet ndërgjegjja kombëtare, sepse pa ndërgjegje kombëtare, s’ka gjuhë të mirëfilltë.
Me të drejtë e tha Branko Merxhani: “Lëvruesit e gjuhës shqipe duhet të jenë të tillë, të përkushtuar e të përpiktë, të palodhur për thesarin tonë më të çmueshëm – gjuhën shqipe”.
Në vitin 1906, Fan Noli ynë i madh shkruante në gazetën “Kombi” për ata që e përbuznin gjuhën e tyre amtare përpara asaj të huajës: “Ca autorë shqiptarë thanë se gjuha jonë është aq e varfër sa nuk mund t’i japësh një palë mend as një evgjiti, por unë them që ata autorë që e thonë këtë, s’janë të zotët t’i japin mend evgjitit as me ndonjë gjuhë tjetër. Kurrë mos pandehni se s’kemi autorë të mëdhenj nga shkaku që gjuha nuk na ndihmon”.
Shekulli i 20-të është shekulli i ngjarjeve të mëdha për kombin shqiptar, si: formimi i shtetit shqiptar, formimi i institucioneve shtetërore, arsimore e shkencore, por edhe shekulli i luftërave. Autori i madh është edhe memec. Piktori i madh është piktor edhe pa duar. Gruaja e bukur duket një mijë herë më e bukur po të jetë e veshur edhe me lecka. Idetë e bukura janë një mijë herë më të bukura të mbështjella me fjalët e varfra të popullit sesa me fjalët e stolisura të filozofëve. Ta duash gjuhën është ta duash kombin. Një komb pa gjuhë e liri, është i robëruar e i varfër. Ai popull mbetet në errësirë.
Ovid Montllor e krahasoi jetën me gjuhën: “Ai që është në gjendje të ndalojë gjuhën, është në gjendje të ndalojë jetën”.
Sa fuqishëm e thënë!
Jeta dhe gjuha! Kështu, për kundërshtarët dhe ndotësit e saj, i dashuri ynë i madh Eqrem Çabej thoshte kundër pseudofilologëve në Graz, më 1929. Kurse Gëteja tha: “Gjuha i prodhon njerëzit më shumë sesa njerëzit e prodhojnë atë”.
Theodhor Pulo thotë: “Gjuha nuk është vetëm mjeti me të cilin shprehet një popull, por është edhe mjeti i mbrojtjes së jetës së tij pasi me të ndërgjegjësohet për ekzistencën dhe shpirtin e tij. Sa më e fuqishme të jetë gjuha, aq më i begatë është shpirti që banon brenda saj dhe aq më e madhe është siguria e jetës së popullit që e flet”.
Për gjuhën, profesor Idriz Ajeti tha shkurt e shqip: “Pa gjuhë të pastër, s’ka ide e mendime të larta. Gjuha letrare mësohet deri në fund të jetës”.
S’guxoj t’u iki pa përsëritur prapë këshillën nga Gëteja i madh: “Secili që flet, kujton se mund të flasë edhe mbi gjuhën.”
Njerëzit shpirtbardhë, njerëzit e ndritur, vlerësuan gjuhën si pjesë të jetës ku gjuha luan rolin më të rëndësishëm të një populli, të kulturës së tij. Po ashtu pastërtia, edukata dhe gjuha e pasur për një komb është e domosdoshme. Ajo e ngreh atë në vlera. Unë dua t’i përmend vetëm disa nga ata që u bënë dritë për gjuhën.
Nëse analizohen me vëmendje, nga ta thuhet: lutemi, këshillohemi, edukohemi, por dhe mallkohemi për humbje, deformim, si dhe ndotje të gjuhës sonë, gjuhës së bekuar shqipe të lashtë, të bukur e shumë të pasur. Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe.
Mit’hat Frashëri thoshte: “Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”.
Ismail Kadare thotë: “Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi e çdo kohe”.
Idriz Ajeti ka thënë: “Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”. Gjuha është gjëja më e çmueshme e një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar. Eqrem Çabej: “Nëse jemi larg gjuhës shqipe, jemi larg të qenët shqiptar”.
Qemal Murati thotë: “Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”.
Sami Frashëri ka thënë: “Gjuha pasqyron një kombësi. Ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”.
Eqrem Çabej kujton fjalët e Naimit: “Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!”.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kur më të dashurit vdesin, ata kurrë nuk largohen

Kur jugosllavët dhe perëndimorët refuzonin dikë me “J” në pasaportë, shpëtimi vinte veç nga shqiptarët

A është një përrallë, çdo tregim?

Inteligjenca artificiale kundrejt vetëdijes njerëzore

Viti 1980: Vdiq Kardeli, vdiq Tito... "edhe unë sot nuk po ndihem aq mirë"!

Rënia e Kostandinopojës dhe debatet e shekullit XVI rreth formës së zaptimit të qytetit

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite