LAJMI I FUNDIT:

Gates merr dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit, beson se masat mbrojtëse do të zbuten gjatë verës

Gates merr dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit, beson se masat mbrojtëse do të zbuten gjatë verës

Bill Gates ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusit, e këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale, shkruan CNBC.

Edhe pse themeluesi i Microsoft është vaksinuar plotësisht, thotë se akoma do të pasojnë masat mbrojtëse dhe rekomandimet siç është bartja e maskës mbrojtëse, transmeton Telegrafi.


“Dua të jem shembull për të tjerët. Nëse vaksinoheni, akoma mund të jenë transmetues i infeksionit”, ka shtuar miliarderi amerikan.

Sipas ekspertëve shëndetësorë në SHBA, edhe ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë të bartin maska dhe t’i përmbahen masave epidemiologjike kundër pandemisë.

Madje është dëshmuar që vaksina nga Pfizer dhe BioNtech është shumë efikase në parandalimin e simptomave të theksuara, por ende nuk dihet me siguri nëse plotësisht parandalon infeksionin.

Shumë po pyesin nëse do t’i rikthehemi normalitetit, apo të paktën nëse do të zbuten masat mbrojtëse si heqja e maskës apo distanca fizike.

“Në fund të pranverës apo në verë do të mund të mendojmë për ndryshimin e sjelljeve – kuptohet nëse shifrat janë në favor tonë”, ka thënë Gates duke theksuar se planifikon të vazhdojë ta mbajë maskën gjatë vjeshtës derisa numri i të infektuarve do të bie dukshëm.

Në anën tjetër Anthony Fauci, ka thënë se ekzistojnë mundësitë që amerikanët do t’i bartin maskat deri më 2022, dhe se kjo do të varet nga ajo se sa shpejt do të qarkullojë virusi në komunitet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori