LAJMI I FUNDIT:

Fundi i dramës në Mal të Zi: I armatosuri dorëzohet pasi foli me Abazoviqin

Fundi i dramës në Mal të Zi: I armatosuri dorëzohet pasi foli me Abazoviqin

I armatosuri, i cili kërcënonte për orë të tëra të hidhte në erë ndërtesën e bankës në Tivar, vendosi të dorëzohej në polici.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht ndërsa Edin Begziq vendimin e mori pasi bisedoi me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili është edhe koordinator i shërbimeve të sigurisë.


“Gjëja më e rëndësishme është që gjithçka përfundoi paqësisht. Këto gjëra janë në jetë. Le të vazhdojmë”, tha Abazoviq për vijesti.

Një burrë kërcënon me shpërthimin e një eksplozivi, evakuohet një ndërtesë dhe një rrugë në Tivar të Malit të Zi
Lexo po ashtu Një burrë kërcënon me shpërthimin e një eksplozivi, evakuohet një ndërtesë dhe një rrugë në Tivar të Malit të Zi

Kujtojmë se Begziq që nga mëngjesi i sotëm ka kërcënuar se do të hedhë në erë ndërtesën e bankës NLB në Tivar, për këtë arsye policia ka evakuuar objektet përreth dhe ka mbyllur të gjitha rrugët përreth.

Mediat malazeze deklaruan se ishte i armatosur me mjete shpërthyese dhe kokteje molotovi para se të nisej për në bankë, ai postoi një video në YouTube, e cila, siç tha vetë, i ishte dorëzuar edhe Abazoviqit. /Telegrafi/