LAJMI I FUNDIT:

Një burrë kërcënon me shpërthimin e një eksplozivi, evakuohet një ndërtesë dhe një rrugë në Tivar të Malit të Zi

Një burrë kërcënon me shpërthimin e një eksplozivi, evakuohet një ndërtesë dhe një rrugë në Tivar të Malit të Zi

Policia lokale ka evakuuar një pjesë të rrugës “Marshal Tito” në Tivar për shkak të kërcënimit të një personi se do të shpërthejë një eksploziv.

Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, Drejtoria e Policisë ka thënë se ai person kishte ngjitur paraprakisht në një filial të bankës mbishkrimin “Kthejini paratë që i keni vjedhur punëtorëve të Primorkës”.


Ndërkohë në Qendrën Operative të Komunikimit të Drejtorisë së Policisë kanë konfirmuar për “Vijesti” se janë njoftuar se një person kërcënonte se do të aktivizonte një mjet shpërthyes.

Si pasojë, është evakuuar ndërtesa ku ndodhet dega dhe një pjesë e rrugës dhe aty gjenden edhe ekipi i zjarrfikësve.

Burri, i cili u prezantua si Edin Begziq, paraprakisht ka dërguar një video nga YouTube, në të cilën i bën thirrje kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, si dhe kryetarit të Kuvendit, të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës me bankën, duke pretenduar për dëme miliona dollarëshe.

Madje, siç thuhet më tej, burri në video tregon disa nga pajisjet e improvizuara që ai pretendon se janë shpërthyese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori