LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së VII-të në IPKO Superligë – Sundojnë lojtarët e Gjilanit, paraqitje e mirë edhe e atyre të Feronikelit

Formacioni i javës së VII-të në IPKO Superligë – Sundojnë lojtarët e Gjilanit, paraqitje e mirë edhe e atyre të Feronikelit

Java e VII-të ka sjell dy derbi lokal që i dhanë edhe hijeshi kësaj xhiroje, duke sjell atmosferë në shkallët e stadiumeve.

Gjilani ka arritur ta mposht Dritën me rezultat 1-0 me golin e vetëm të shënuar tashmë të zakonshmit Wilber Perez.

Prishtina nuk ka fituar përsëri duke barazuar 1-1 me Flamurtarin.


Feronikeli dhe Llapi kanë vazhduar me fitore, duke mposhtur Lirinë, respektivisht KEK-un.

Drenica e ka mposhtur Ballkanin, ndërsa Trepça ’89 ka shënuar fitore ndaj Ferizajt.

Telegrafi ka zgjedhur më të dalluarit e javës së VII-të të IPKO Superligës, ku prezent janë atë që spikat këtë xhiro.

Portier

Edhe pse nuk kishte shumë goditje në portë, Donat Kaçiu, nuk lejoi që asnjëra të prek rrjetën.

Ai si zakonisht bëri detyrën e tij, ndërsa veçohet pritja ndaj Bujar Shabanit.

Vendin në formacion Kaçiut ia mundësojë edhe paraqitje shumë e dobët e pothuajse të gjithë portierëve në Superligë.

Mbrojtës

Në të djathtë Armend Thaqi (Prishtina) që shënoi një gol të bukur ndaj Flamurtarit, por ndan fajin me Visar Bekajn për golin e pranuan në fund.

Në qendër Lapidar Lladrovci (Feronikeli) dhe Ylber Kastrati (Gjilani).

Në të majtë Yll Hoxha, që po vazhdon me paraqitje shumë të mira te Feronikeli.

Mesfusha

Nëse mesfusha e Gjilanit luajti mirë, atëherë më meritori ishte Jefferson Lopes. Më të së bashku është edhe shënuesi i vetëm i Trepcës ’89, Renato Hyshmeri.

Getoar Dragusha i dha një pikë Flamurtarit është në të majtë, në mes Mendurim Hoti (Feronikeli) dhe në të djathtë Kreshnik Uka.

Që të gjithë shënuan gola dhe i dhanë pikë skuadrave të tyre me paraqitje.

Sulmi

Reprezentuesi i Guatemalës, Wilber Perez, po del të jetë një transferimi mjaftë i qëlluar i Gjilanit.

Ai shënoi golin e vetëm në derbi kundër Dritës në fund të pjesës së parë.

Me tri gola i ka sjell pikë Gjilanit që tani është në vendin e katërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori