LAJMI I FUNDIT:

Filluan punën 18 specialistë të ri në spitalet e përgjithshme

Filluan punën 18 specialistë të ri në spitalet e përgjithshme

Nga sot spitalet e përgjithshme do të kenë më shumë mjekë specialistë që do të ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, sot ka nënshkruar kontratat e punës për 18 specialistë të profileve të ndryshme, të cilët do të punojnë në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, të pranuar në kuadër të konkursit të fundit të shpallur nga SHSKUK.


Në këtë konkurs janë pranuar katër specialistë për Spitalin e Prizrenit, dy për Spitalin e Pejës, një në Gjakovë, tre në Gjilan, tre në Ferizaj, tre në Mitrovicë dhe dy në Spitalin e Vushtrrisë.

SHSKUK do të hapë së shpejti konkurse të tjera për pranim të stafit në Spitalet e Përgjithshme, në mënyrë që të zëvendësohen kuadrot që kanë dalë në pension, por do të ketë edhe pranime të reja.

Në prioritetet e menaxhmentit të SHSKUK-së, është përforcimi me kuadro mjekësore i Spitaleve të Përgjithshme në mënyrë që pacientët të marrin shërbime shëndetësore në rajonin ku banojnë dhe mos të kenë nevojë të drejtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori