LAJMI I FUNDIT:

Filipçe paralajmëron kthimin e masave kufizuese nëse nuk respektohen masat

Filipçe paralajmëron kthimin e masave kufizuese nëse nuk respektohen masat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ tha se “që nga fillimi i krizës së coronavirusit, në çdo paraqitje publike po përsëri një gjë të vetme – virusin do ta mposhtim me shumë disiplinë dhe respektim të masave”.

Filipçe thotë se ata nuk besojnë në këtë, duhet ta shohin gjendjen në Komunën e Dibrës e cila ishte komuna e parë në karantinë dhe sot me javë të tëra nuk ka asnjë rast të ri me coronavirus dhe se kjo është meritë e qytetarëve dhe sjelljes së tyre me disiplinë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ne nuk mund të jetojmë përjetësisht në karantinë. Kjo është e dëmshme për shëndetin mendor të qytetarëve, për ekonominë dhe shoqërinë. Kemi dy zgjidhje, ose të vazhdojmë ta kthejmë jetesën në normalitet duke respektuar pa kushtëzime masat ose do të kthehemi në kufizime të forta”, tha Filipçe duke shtuar se nuk ka dalje nga kjo gjendje përveç këtyre dy zgjedhjeve.

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoni, paralajmërohen masa kufizuese për disa komuna
Lexo po ashtu Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoni, paralajmërohen masa kufizuese për disa komuna

Ai beson se në fund qytetarët do ta zgjedhin normalizimin duke mbrojtur shëndetin tonë publik dhe sistemin tonë shëndetësor.

“Edhe njëherë ju bëj apel, të mos grupohemi dhe të mbajmë largësinë trupore, të kemi kujdes dhe të mbajmë pajisje mbrojtëse dhe të kujdesemi për higjienën tonë personale”, thotë Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori