LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Krahasimi i thjeshtë i numrave nuk ka kuptim, rastet e reja janë asimptomatik ose me pasqyrë të lehtë klinike

Filipçe: Krahasimi i thjeshtë i numrave nuk ka kuptim, rastet e reja janë asimptomatik ose me pasqyrë të lehtë klinike
Foto: Kanal 5

“Krahasimi i thjeshtë i numrave të COVID-19, nuk është tregues real për gjendjen, por e rëndësishme është të dihet cila është arsyeja e rritjes së numrit të rasteve të reja me sëmundjen. Sistemi që ne e zbatojmë: testimi i gjerë dhe identifikimi i kontakteve, madje edhe pacientëve asimptomatik, mendoj se është i shkëlqyeshëm. Çdo qasje tjetër mund të na çojë në mbingarkesë të spitaleve, ndërsa kësaj ne duam t’i ikim. Për këtë arsye, krahasimi i numrave të thjeshtë në nivel rajonal nuk ka kuptim”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas vizitës s ëtij në Spitalin e Ohrit. Ai shtoi se është praktikë e shtetit që të bëhet testim i gjerë, jo vetëm i personave me simptoma, por edhe kontaktet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Përqindje e lartë e rasteve të reja janë pa simptoma ose me pasqyrë të lehtë klinike, por me testim mund të parashohim çfarë do të ndodh si presion mbi kapacitetet spitalore, si mbi spitalet, poashtu edhe mbi kuadrin”, tha Filipçe.

Ai shtoi se pandemia e coronavirusit në nivel botëror nuk dobësohet, duke shtuar se çdo kund ku ka zbutje të masave, ka raste të reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori